leoni

Rregullohen tri rrugë në Carrallukë të Malishevës

Kanë filluar dhe po vazhdojnë punimet në rregullimin e tri segmenteve rrugore në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës. Këto rrugë ndërtohen në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, e në veçanti infrastruktura rrugore në fshatra. Këto rrugë, financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Malishevës. Punimet në këto tri segmente rrugore, i kanë parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me zëvendësministrin në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Enver Hotin, drejtorin e urbanizimit, Ahmet Morinën dhe drejtorin e shëndetësisë, Liridon Hotin, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Carrallukë, Rrustem Hoti. Kryetari Begaj dhe zëvendësministri Hoti, i kanë uruar banorët dhe fshatin Carrallukë për ndërtimin e këtyre rrugëve, të cilat kanë rëndësi të madhe për banorët, qoftë për lehtësimin në qarkullim, e po ashtu këto rrugë kanë rëndësi të madhe edhe për bujqit lokal, të cilët duhet të lëvizin me makinerinë e tyre, nga shtëpitë në fushat e tyre, si dhe lidhë mes vete fshatrat Shkarashnik, Carrallukë dhe Tërpezë e Poshtme. Drejtori i urbanizimit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, i ka njoftuar me projektin dhe ka sqaruar se këto rrugë rregullohen në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, ku dy segmente financohen nga ministria dhe një segment nga Komuna e Malishevës. Kryetari i fshatit, Rrustem Hoti, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë investim, si dhe për angazhimin e komunës në Ministrinë e Infrastrukturës, që i kanë mundësuar ndërtimin e këtyre rrugëve në fshatin Carrallukë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …