leoni

KKMSH në Viti ka mbajtur mbledhjen e radhës

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, gjatë mbledhjes së rregullt nën kryesimin e zëvendëskryetarit të Komunës së Vitisë, Hasan Aliu bëri me dije se që nga fillimi i pandemisë deri me tani në këtë komunë janë bërë 527 testime për COVID-19, nga ta pozitiv kishin rezultuar 230 qytetarë kurse negativ 297. Sipas të dhënave që ka prezantuar zv. Kryetari Aliu nga ta janë shëruar 151 qytetarë të kësaj komune, kurse aktive janë edhe 65 raste. Ai potencoi se fatkeqësisht numri i qytetarëve të vdekur të kësaj komune ka shkuar në 14 duke shprehu ngushëllimet për qytetarët që kanë humbur jetën. Ai kërkoj nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e ekspertëve kundër virusit pandemik COVID-19. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ritheksoj se gjendja e sigurisë në këtë komunë mbetet e mirë por kërkoj nga qytetarët të respektojnë masat pasi që policia është duke shqiptuar fletëparaqitjet. Ai shtoj se dje ka pasur kontroll më të shtuar dhe se kështu do të vazhdohet edhe në ditët në vijim duke potencuar se është më mirë që të respektohen masat sesa të për fletëparaqitje për mosrespektim. Ndërkaq Drejtoresha e QKMF-së në Viti, tha se për momentin të hospitalizuar janë 8 qytetarë vitias duke potencuar se gjendja shëndetësore e shumicës prej tyre është stabile. Ajo tha se QKMF-ja në Viti dhe Pozheran është duke trajtuar qytetarët të prekur me COVID-19. Kurse Drejtori i Inspekcionit në Viti, Skënder Ahmeti ka folur për bashkëpunimin e inspekcionit në Viti duke potencuar se ata do të vazhdojnë me inspektime të rregullta për të shikuar se a po respektohen masat kundër përhapjes së këtij virusi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …