Për shkak të reshjeve të shiut, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar vërshime në vendin tonë. Pas këtij paralajmërimi, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka njoftuar të gjithë kryetarët e komunave se Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat. “Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat. Sapo i njoftuam Kryetarët e Komunave se dy ministrat, Veliu dhe Quni, janë angazhuar tanimë”, thuhet në njoftim.
