IKSHPK

IKSHPK bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 218 raste të reja me virusin korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë regjistruar edhe 218 raste të reja me koronavirus. Ka shkuar në 9 mijë e 492 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, kjo pasi që në 24 orët e fundit siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 461 mostra të marra 218 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Po ashtu sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 156 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë është 5 mijë e 346.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …