Trajnime falas në fushën e ndërmarrësisë për të rinjtë nga rajoni i Ferizajt

Trajnime falas në fushën e ndërmarrësisë për të rinjtë e moshave (18-24 vjeç) nga rajoni i Ferizajt me komunat Ferizaj, Kaçanik dhe Hani i Elezit. Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Departamenti i Rinisë – dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të 40 të rinjve përmes trajnimeve, kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë ekonomike dhe trajnimeve për ndërmarrësi për të rinj. Në projekt mund të përfshihen të rinjtë nga mosha 18 – 24 vjeç nga komunat e lartpërmendura, të cilët do të mund t’i ndjekin trajnimet në rajonin e Ferizajt.

Trajnimi do të përmbaj këto module:

  1. Hyrje në Ndërmarrësi

  2. Marketing dhe shitje

  3. Planifikim Biznesi dhe

  4. Planifikim financiar

Afati i fundit për aplikim: 15 Gusht 2020, në ora 16:00.

Trajnimet do të mbahen gjatë muajve Gusht – Shtator 2020.

EJA dhe trajnohu në zhvillimin e Biznes Planit dhe fito GRANT për të nisur biznesin tënd të ri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …