Ahmet Qeriqi: Ofensiva serbe e fundit të korrikut të vitit 1998 kundër UÇK-së - në Zborc, Blinajë, Carralevë, Grykë e Llapushnikut, VIII
Përgjegjësi i radios Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi dhe gazetari Mike Connor

Majk Conor (1.8.1998) Në zonat e luftës së UÇK-së, në Drenicë

Derisa gazetarët shqiptarë për ofensivën e verës së vitit 1998 në zonën e Drenicës raportonin nga zyret e tyre në Prishtinë, në Tiranë dhe nëpër vendet e Evropës. Më 31 gusht të vitit 1998,  në Grykën e Krojmirit ndodhej  korrespondenti me origjinë irlandeze Majk Konor. Ai, së bashku me një përkthyes, një djalosh flokëgjatë, i cili thoshte se ishte nga  Peja kishte hyrë nëpër grykat e fshatrave, Shalë e Krojmir.  Po japim pjesë nga reportazhi të cilin asokohe e kishte sajuar gazetari trim, Majk Conor. Ai në kronikën e tij të luftës në Kosovë, të raportuar më 1 gusht 1998, përshkrimin gjendjes e kishte ilustruar me bashkëbiseduesit: Faik Drenica, Myrvete Qeriqi, Ahmet Qeriqi e të tjerë.

Për ne, rruga e vetme për të shkuar të lirë  nëpër  shtëpitë tona është si fitimtarë të kësaj lufte (Ahmet Qeriqi)

SEDLARE (Shalë) 1. 8. 1998. Faik Drenica ishte njëri nga  banorët fundit që është larguar nga fshati. Të premten ai u kthye për një vështrim përfundimtar në shtëpitë me tulla të kuqe poshtë tij, në luginë. Ai ishte i qetë vetëmpër një çast, pastaj trupi i tij u drodh pak. “Ne i patëm dërguar fëmijët atje  larg, dy ditë më parë,” tha ai. “Unë nuk e di se ku janë ata, as gruaja ime. Unë shpresoj se ata ndodhen në mesin e njerëzve që po jetojnë nëpër gryka të maleve. Ai thotë: Këtu regjimi serb na konsideron  të gjithëve terroristë. Tre fshatra, të premtën janë  vendosur në lugina të maleve,  rreth 20.000 veta  tha ai. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se ka 50.000 njerëz në rrugë, duke u strehuar me të huajt, ose që jetojnë në pyjet për shkak të ofensivës së fundit të ushtrisë  serbe kundër shqiptarëve etnikë në Kosovë. Por zyrtarët thonë se numri është më i madh

Para valës së fundit e dhunës, e cila filloi javën e kaluar, numri i vlerësuar i njerëzve të zhvendosur, serbë dhe shqiptarë etnikë, ishte 150.000. Kosova ka  rreth 2 milionë banorë, dhe  90 për qind  e tyre shqiptarë etnikë. Mijëra prej atyre që kanë ikur janë duke u strehuar në fshatrat e Kosovës, ndërsa të tjerët kanë kaluar në Shqipëri ose në Mal të Zi.

Qeveria e kryetarit  Sllobodan Millosheviq dërgoi trupa dhe policinë speciale pesë muaj më parë për të shkatërruar një kryengritje të shqiptarëve etnikë, të cilët dikur kishin një autonomi, por tani  po kërkojnë pavarësi nga Serbia.

Që atëherë qeveria ra dakord se nuk do të sulmojë civilët dhe premtoi të lejojë vëzhgues të huaj, punëtorë ndihmës dhe gazetarë, për të pasur  qasje të plotë për të vëzhguar në  zonat e përfshira nga lufta. Megjithatë, asnjë nga këto premtime nuk janë mbajtur.

 

Një diplomat amerikan,  i caktuar për konfliktin në Kosovë, Christopher Hill, tha se Millosheviçi premtoi përsëri të premten për t’iu  lejuar  qasje monitoruesve të huaj dhe punëtorëve  ndihmës  në të gjitha zonat e Kosovës. Të enjten, para granatimeve, Millosheviçi i tha  të dërguarit nga Bashkimi Evropian që ofensiva serbe kundër separatistëve të Kosovës ishte kryer.

Por, vetëm disa orë pas shpalljes një raund i predhave goditi një dhomë gjumi në qoshe të shtëpisë,  dy-katëshe, ( në Krojmir) ku Afërdita Qeriqi ishte duke u larguar nga fshati. Ajo u vra nga predhat.

Ndërkohë një predhë erdhi përmes murit të shtëpisë. Ai la një vrimë 4-këmbë dhe u mbulua me tulla të kuqe dhe nga qelqi i dritares, në një formë  që mbulonte enët në tryezë dhe u ndal në dollapët, tani të hapur dhe të zhveshur, ashtu si ushqimi, që ishte ngarkuar në një prej rimorkiove të traktorëve për ta dërguar në male.

Me përjashtim të disa pjesëtarëve  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fshati (Krojmir)  është braktisur. “Populli nuk kishte zgjidhje tjetër” tha një ushtar kryengritës. Ata morën atë që arritën ta marrin dhe me kafshët e  tyre u nisen drejt maleve…

Një milje deri në mal. Dy fëmijë rreth 6 vjeç po ngjiteshin nëpër shkëmbinj pasi ishin larë  një lumë. Ata u zhduken para skurreve. Ata hynë  një tende plastike që mbulon një vrimë nga ana e kodrës, e vunë jashtë për të bërë shtretër për familjen e tyre.

Pesëmbëdhjetë anëtarët e një familjeje janë në mesin e refugjatëve të fundit nga zona Suva Reka,  të cilët jetojnë në kushtet më primitive në pyjet e Kosovës.

“Kjo gjendje është e tillë sikur në kohët e moçme. Në atë kohë, para qindra vitesh paraardhësit tanë kanë jetuar nëpër këto gryka malesh dhe  por kjo, tani,  është e vetmja mënyrë e sigurt për ne,  tha Ahmet Qeriqi.

Myvete Qeriqi, 84 veçare, ka  tre breza për t’i ushqyer, dhe pastaj përkujdeset për  furnizimin e familjes. Ajo ka  dy çanta të mëdha të miellit, disa  shishe vaj për gatim dhe pak kripë. “Unë mendoj që ne kemi mjaft ushqim vetëm për një javë,” tha ajo  e pasigurtë ….

Një mjek,  tha se ai e kishte trajtuar 14 persona për plagët nga granatimet. “Ndihma e parë është e gjitha që mund të bëjmë këtu, ka klinika në qytetet e afërta, ku ne mund të dërgojmë të plagosurit rëndë apo gratë,  që janë gati për të lindur,” tha ai. Ai foli në kushte anonimiteti, duke thënë se kishte ikur me refugjatët dhe kishte të afërm në një qytet të kontrolluar nga qeveria.

Një tjetër tha se në grykë ka mbi  20.000 mijë njerëz, apo më shumë, të cilët ikën gjatë ofensivës  serbe, në zonën e Malishevës. Ata janë duke jetuar në kanionet fqinje. Punëtorët dhe monitoruesit ndërkombëtarë dyshojnë se  ka mijëra refugjatë  në pjesët e  tjera të izoluara të Kosovës.

“Disa prej nesh nga  këto pyje një ditë do të kthehen nëpër  shtëpitë e tyre, kur të ndalen granatimet, tha Ahmet Qeriqi. “Por për mua, dhe të tjerët, ( që jemi inkuadruar në luftë)  nuk ka asnjë mënyrë për t’ u kthyer  mbrapa tani. Ne jemi duke jetuar jashtë ligjeve të pushtetit  dhe nëse  shkojmë nëpër shtëpitë tona ata përsëri do të na arrestojnë, ose do të na vrasin. Për ne, rruga e vetmja mënyrë  për të shkuar në shtëpi është  të kthehemi si fitues të kësaj  luftë, thotë Qeriqi.

 

 

Ahmet Qeriqi: Malisheva po digjet, Juniku dhe Smolica nën rrethim, diplomacia evroamerikane si gjithnjë e vonuar    ( Nga ‘Kronikë lufte’, e premte, 31 korrik 1998 )

 

Nga lëvizjet dhe vajtje ardhjet e ushtarëve, nga një zonë në tjetrën, mësojmë se forcat serbe kanë ndërmarrë aksione të përqëndruara ushtarake kundër Junikut, Smolicës, Gllogjanit heroik, e vendluftimeve të tjera. Armata serbe po granaton edhe në brendi të kufirit të Shqipërisë.

Gjendja në Malishevë është kaotike. Mijëra të zhvendosur janë strehuar në malet përreth Rrafshnaltës, ku nuk ka ujë as kushte elementare të jetës.

Shumë sish janë vendosur në Ngucat, në Bllacë, në Bellanicë në Lladrovc, në Senik e Lladroviq. Flitet se në Ngucat janë grumbulluar rreth 30.000 të zhvendosur. Një pjesë e popullatës ka depërtuar edhe në Rrafshnaltë në fshatrat: Luzhnicë, Javur, Kleçkë, Divjakë, Fshati Ri dhe në Berishë. Kudo të zhvendosur dhe të ndjekur nga lufta e zjarri i armës armike. Popullata po gjendet ashtu si po mundet sipas rrethanave të luftës dhe të zhvillimeve në terren.

Gazetarët shqiptarë që po raportojnë për Dojçe Vele, për Zërin e Amerikës, për TVSH-në dhe BBC-në nuk kanë fare informata të sakta. Raportet e tyre nga terreni të cilat i marrim përmes telefonave nga të njohur të tyre janë tejet të papërgjegjshme. Po krijohet bindja në opinon se është thyer Ushtria Çlirimtare e Kosovës, çka nuk është fare e vërtetë. Humbjet nga radhat tona janë minimale. Nuk ka kurrëfarë demobilizimi, përveç në raste të veçanta. Fryma pacifiste dhe dezertuese, që po e përhapim mediat është e pamoralshme ashtu sikurse ishte i pamoralshëm konstatimi i Ibrahim Rugovës se tani pas ofensivës serbe pozicioni i tij, në bisedë me Milosheviqin është më i fortë. Ky njeri i papërgjegjshëm, i cili qesh kur duhet qajtur dhe mjerohet kur duhet qeshur, me gjasë është vegla më e neveritshme e tradhtisë. Edhe pse lufta po zhvillohet në më shumë se gjysmën e territorit të Kosovës, ai jeton pa e bërë “qejfin qeder” mu në qendër të Prishtinës.

Pas mesditës Sylë Qeriqi dhe Elez Durmishi  më lajmërojnë se e kanë sjellë një gazetar anglez, me origjinë irlandeze. Është korrespondenti Majk Conor, në dukje një përkrahës i popullit shqiptar. Me të është edhe një djalosh me flokë të gjatë nga Peja. Gazetari  shfaq habinë e tij kur i tregoj se me profesion jam profesor dhe me krejt familjen time kam kaluar në frontet e luftës i bindur se luftën do ta fitojë UÇK-ja. Edhe pse ai shfaqë simpati, duket se nuk i beson fitores tonë.

-Më pyet se a do të pranonin shqiptarët dhe konkretisht ne që po lufojmë kthimin e gjendjes në kushteturën e vitit 1974.

-Kjo ka qenë mbase e mundshëm ndoshta para luftës, i them gazetarit të huaj por tani, meqë kanë filluar të flasin armët asgjë më pak se pavarësia nuk do të pranohet. Po ashtu i ankohem reporterit se në storiet e tyre filmike për Kosovën, në vend se të afishojnë pamje nha kampet e refugjatëve apo nga lufta në terren, ata  shpalosin pamje të besimtarëve nëpër xhami duke krijuar kështu një imazh të keq për shqiptarët si muslimanë apo muxhahedinë, element ky që korrespondon edhe me opinionin zyrtar serb. Gazetarit i  propozoj që të bëjë incizime në terren, në frontin e luftimeve, por ai rezervohet, duke treguar se ka mundësi që të ndalet në postblloqet serbe dhe të maltretohet. Edhe ne nuk jemi të sigurt se ky përkthyesi apo edhe vetë reporteri i huaj nuk na denoncon.

Ai më pyet se edhe sa kohë mund të qëndrojmë në këtë gjendje. Unë i them se po aq sa kanë qëndruar të parët tonë me qindra vjet duke luftuar kundër pushtuesve. Do të qëndrojmë deri në fund, meqë nuk kemi ku kthehemi. Po të kthehemi në shtëpitë tona, serbët na vrasin. Po një ditë ne do të kthehemi si fitimtarë, në Kosovësn e lirë.

Pas një bisede të gjatë, fitoj përshtypjen se gazetari me origjinë irlandeze ka simpati për luftën tonë, por nuk beson se mund ta fitojmë atë. Ndahemi me të duke i dëshiruar rrugë të mbarë.

Në ditën e gjashtë të qëndrimit në Grykë, djali im  Epiri, e ka rregulluar tenden, të cilën e kemi mbuluar me najlon. Përmbi fier kemi shtruar sfungjerë dhe nga shtëpia në Krojmir i kemi marrë edhe bataniet dhe shtroja e mbuloja të tjera. Arbana është e angazhuar në ekipin e shëndetësisë, së bashku me disa vajza të tjera. Me ne është edhe Rrezja e cila i ndihmon Zymrytit në punët e përditshme. Zamiri  tërë ditën luan me grupin e tij prej dhjetëra fëmijësh, të cilët improvizojnë lojën e ushtarëve. Ata rregullojnë bunkerë, kanë sajuar pushkë prej druri, i ndalojnë kalimtarët dhe i legjitmojnë, duke emituar ushtarët. Në raste të tjera ata sjellin dru të thata, bartin ujë e kryejnë edhe punë të tjera.

Afër nesh,  në tendë ndodhet edhe familja shumëanëtarëshe e Isë, Idriz dhe Ramiz Qeriqit. Më tutje janë kushërinjt, Vehbiu, Imeri, Azemi, pastaj prindët dhe dy vëllezër të Ramë Bujës. Nga ana tjetër janë vendosur edhe familja e vëllait tim Isufit të ndjerë: Shpendi, Gazmendi dhe Shpresa me nënën e tyre.

Gjatë natës nëpër tenda na rrezikojnë kuajt që kanë marrë trembje nga krismat dhe rrugëtojnë nëpër luginë. Janë bërë të padurueshëm edhe qentë, të cilët me rastin e granatimeve të futen nën këmbë të njerëzve nga frika.

Fshatarët kanë marrë me vete edhe lopët, delet, dhitë dhe krejt katandinë.

Gryka tanimë është bërë “fushim veror” edhe pse në rrethim dhe nën jehonë të krismave por edhe në gurgullimën e pandërprerë të lumit, që na ndihmon për ta mbajtur pastërtinë në maksimum. Heseti, Dani dhe të tjerët kanë urdhëruar popullatën të rregullojë pusa septikë, të cilët kohë pas kohe edhe hedhim gëlqerë. Tani për tani nuk kemi asnjë rast të sëmundjeve. Ndërsa mjeku, Jakup Ismajli gjatë këtyre ditëve ka ndihmuar dy lehona për të lindur. Janë lindjet e para në natyrë, në kushte lufte, pa mjete të duhura, por lindje të suksesshme. Të sapolindurit janë pagëzuar me emrat, Çlirimtare dhe Çlirimtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …