Komuna e Shtimes njoftoi për humbjen e një zyrtari të saj, Afrim Tafa, në moshën 34-vjeçare i cili ishte djali i dëshmorit të kombit, Ali Tafa nga Carraleva. Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, pohoi se Tafa ishte i prekur me Covid-19. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID19 sot ndërroi jetë. Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”, tha Ismajli.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …