Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës përmes një komunikatë për media ka deklaruar se ky institucion po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në vend nga pandemia COVID-19, veçmas ditëve të fundit, kur vdekjet dhe infektimet e reja janë shtuar në përmasa të alarmante. ASHAK e ka kritikuar klasën politike në Kosovë për menaxhim të dobët të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri i cili ka shndërruar Kosovën në një vend të izoluar që ka dështuar krejtësisht në menaxhimin e pandemisë. “Është e qartë se sistemi shëndetësor i Kosovës ka dështuar në të gjithë përbërësit e tij, duke filluar nga kuadri profesional i nënçmuar dhe i nënvlerësuar dhe deri te ndërhyrja e vazhdueshme politike në menaxhment dhe operativë mjekësore dhe shëndetësore. E gjithë klasa politike, të gjitha qeveritë e pasluftës janë përgjegjëse për gjendjen e krijuar dhe nuk i amniston as koha e shkurtër apo e gjatë, as koha e largët ose e afër e qeverisjes”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ASHAK-ut,
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …