Përkundër përçarjeve të fundit ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, kjo e fundit e cila është pjesë e këtij koalicioni qeverisës nuk pritet ta përkrahë mocionin për rrëzimin e qeverisë Hoti. Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, dhe se nuk beson që Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë votat për rrëzim të qeverisë Hoti.”Në traditën e Aleancës është se ne kur arrijmë marrëveshje atë e respektojmë deri në fund vetëm nëse partnerët nuk e respektojnë marrëveshjen është çështje tjetër por ne si parti i rrimë deri në fund marrëveshjes”, k saktësuar ai. Tutje Selmanaj ka thënë se presin që Lidhja Demokratike e Kosovës të reflektojë karshi shqetësimeve të këtij subjekti politik./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …