Nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës u informuam se sot, janë shëruar edhe tre qytetare të Deçanit, dhe pesë raste të reja pozitive me #COVID19. Një rast nga Deçani, një rast nga Drenoci, dy nga Lluka e Ulët dhe një rast nga Strellci i Epërm. Deri më sot në komunën e Deçanit janë të identifikuara 62 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 24 të shëruar plotësisht dhe 38 raste janë akoma aktive.