leoni

KOMUNA E JUNIKUT U VIZITUA NGA MINISTRI I BUJQËSISË BESIAN MUSTAFA

Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa ka vizituar komunën e Junikut, ku nga afër pa dëmet e shkaktuara sektorit të bujqësisë nga stuhia dhe breshëri i fortë që përfshiu komunën e Junikut mëngjesin e djeshëm. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi mirëpriti vizitën e ministrit Mustafa, të cilin e njoftoj për dëmet që breshëri i fortë i shkaktoj qindra hektarëve të kulturave të ndryshme bujqësore në komunën e Junikut, dëme të pa rigjenerueshme duke dëmtuar redimentin dhe llastarët e rinjë që ulin mundësin për një frytdhënje të kënaqshme për vitin e ardhshëm. Kryetari Kuçi kërkoj nga Ministri Mustafa që të shfrytëzoj çdo mundësi për përkrahjen e fermerëve të komunës së Junikut, si potencial i fuqishëm prodhues në vend. Ministri i Bujqësisë Mustafa shprehi gadishmërin për përkrahjen e fermerëve të komunës së Junikut për rikuperim dhe tejkalim më të lehtë të kësaj situate, duke stimuluar motivin e fermerëve për zhvillimin e pasionit të tyre dhe rritjen e prodhimtarisë në nivel vendi si parakusht për zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …