Gjermania do të vazhdojë të mbështetë Kosovën në rrugën e saj drejt arritjes së liberalizimit të vizave. Kjo është konfirmuar nga Qeveria gjermane. Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun, ka thënë se Gjermania vlerëson përpjekjet e bëra nga Kosova në vitet e kaluara për të përmbushur kriteret, duke veçuar “rekordin e forcuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Por, ata nuk kanë dashur të komentojnë, nëse Kosova do të arrijë të fitojë liberalizimin e vizave, gjatë mandatit presidencial të Gjermanisë në BE. Por, ata kanë thënë se propozimi i Komisionit Evropian i majit 2016 për heqjen e kërkesës për viza për qytetarët e Kosovës, duhet të miratohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Poashtu, bëhet e ditur se tashmë janë zhvilluar bisedimet e nivelit të ekspertëve të Ministrisë Federale të Brendshme gjermane me përfaqësuesit e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …