Administrata Tatimore e Kosovës sot ka prezantuar aktivitetet e zhvilluara dhe rezultatet e arritura të ATK-së për gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Drejtori i përgjithshëm Ilir Murtezaj ka thënë se pjesa e parë e këtij viti ishte me shumë sfida si në fushën e shëndetësisë e po ashtu edhe në ekonomi. Ai tha se të hyrat nga tatimet janar-qershor të këtij viti janë 215.9 milionë euro, ndërsa kontributet pensionale 83.1 milionë euro. Kurse në këtë periudhë të pandemisë ka një rënie të të hyrave përreth 23 milionë euro. Sa i përket numrit të bizneseve të mbyllura dhe numrit të punëtorëve që kanë humbur vendet e punës në pandemi, drejtori Murtezaj ka thënë se ende nuk ka të dhëna zyrtare për këto statistika. Ndërsa, denoncime nga qytetarët për rritje të çmimeve nga bizneset në kohë pandemie, ATK-ja ka pranuar mbi 11 mijë denoncime, 4 mijë prej tyre kanë vetëm për ngritje të çmimeve, për të cilat ATK ka marrë masa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …