Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë të infektuar, ndërkohë që janë shënuar 181 raste të reja. numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 303, sidomops gjatë javës së fundit, derisa i të prekurve me virus ka arritur në 9 mijë 869. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 463 mostra, ndërkohë janë shëruar 125 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 5.480. Raste aktive mbeten 3.961.Rastet e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87, Prizren 13, Besianë 12, Gjilan 11, Lipjan 9, Drenas 8, Viti 8, Fushë-Kosovë 7, Kastriot 6, Ferizaj 3, Rahovec 3, Therandë 3, shtime 2 dhe me nga një rast në komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe në Vushtrri.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …