Banorët e fshatit Karaçevë të Dardanës, janë shprehur tejet të brengosur, për faktin se nëpër parkingun e një restoranti të këtij fshati janë parë dhe filmuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe duke kaluar. Madje ata theksojnë se ngjarja është filmuar një kilometër në brendësi të territorit të Kosovës, më saktësisht në parkingun e restorantit “Oxygen”, ku pronari i lokalit Adhurim Krasniqi, ka publikuar pamjet e këtij momenti. Sipas Krasniqit, xhandarmeria serbe që u kap nga kamerat e sigurisë të lokalit të tij, kishte tendencë destabilizimi duke kaluar pranë pronës së tij, duke i bërë thirrje institucioneve të marrin masa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …