Nga fillimi i pandemisë në Kosovë e kanë humbur punën rreth 40 mijë persona dhe kjo shifër mund të rritet deri në 60 mijë

Nga fillimi i pandemisë në Kosovë e kanë humbur punën rreth 40 mijë persona dhe kjo shifër mund të rritet në 60 mijë

Prej muajit mars të këtij viti edhe kur filloi pandemia, në Kosovë kanë humbur punën rreth 40 mijë persona. Por nëse vazhdon ky trend numri i atyre që do të humbin punën për shkak të pandemisë do të rritet deri në 60 mijë. Këto shifra i ka dhënë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi. Azemi ka thënë se ka kompani që vazhdojnë të reduktojnë numrin e punëtorëve. Teksa ka folur për këtë dukuri, Azemi ka thënë se migrimi për shumë punëtorë të sektorit privat ka mbetur rrugëdalje e vetme. E për këtë, ai ka apeluar tek institucionet që të reflektojnë në këtë drejtim, duke shtuar se nuk ka pasur asnjëherë gjendje kaq të rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …