Nga pasojat e luftës, gjendja e rëndë sociale dhe nga sëmundje të ndryshme gjatë muajit të fundit prej 6 korrikut e deri sot më 8 gusht 2020, në faqen e njoftimeve të Radios Kosova e Lirë, janë evidentuar dhjetë veteranë të vdekur. Numri i tyre mund të jetë edhe më i madh në rast të moslajmërimit në medie e portale. Gjatë këtij muaji janë ndarë nga jeta veteranët:
Kujtim Paçuku,
Mehmet Kastrati,
Avdyl Hameli,
Haki Rushiti,
Haki Maksutaj,
Shpejtim Hazrolli,
Lutfi Jaha,
Mehmet Gajraku,
Kushtrim Hakaj dhe
Haxhi Krasniqi.
Nderim e lavdi jetës dhe veprës së tyre atdhetare!
Redaksia