Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përdorë ngjarjen e Karaçevës, ku disa xhanadarë serbë hynë në territorin e Kosovës, për të kërkuar bashkimin e Kosovës Lindore me pjesën tjetër të Kosovës. Në një reagim në rrjetin social, ai ka thënë se vetëm kur kufiri i Kosovës të shkon deri në Ristovë atëherë s’do të ketë më xhandarë në territorin e Kosovës. Ka thënë se tash është koha të kryhet puna e jo të bëhen deklarata popullsite. “Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës së Epërme. Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politike. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!”, ka shkruar Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …