Hysni Ngucati

Gucati: Turqia ka liruar veteranin e UÇK-së, Imri Ilazi

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se autoritetet e Turqisë e kanë liruar veteranin, Imri Ilazi. “Sapo më njoftuan se është liruar Imri Ilazi nga organet turke. E falënderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Brendshme në Kosovë dhe ambasadën e Kosovës në Turqi, Blerim Dajakun dhe Kushtrimin që ndihmuan në lirimin e ish-gjeneralit Imri Ilazi. Shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”, ka shkruar Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imri Ilazi ishte ndaluar nga autoritetet turke në Aeroportin e Antalisë, pasi Serbia ka dërguar emrin e tij në INTERPOL.

Kontrolloni gjithashtu

Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave

Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …