Me rastin e 19 vjetorit të dëshmorit Kujtim Krasniqi organizohet aksion për dhurimin e gjaku

Qendra e Transfuzionit të Gjakut ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak

Qendra e Transfuzionit të Gjakut ka njoftuar thuaja se kanë mbaruar tërësisht rezervat e gjakut në këtë qendër dhe gjendja me furnizim është kritike. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi, ka deklaruar se ndonëse ka pasur rezerva të konsiderueshme të gjakut, kërkesat jashtëzakonisht të mëdhaja kanë bërë që rezervat e tij të shpenzohen. “Rezerva ka qenë e konsiderueshme mirëpo ajo nuk qëndron çdo herë, kështu që kemi arritur në atë pikë që për shkak të zvogëlimit të dhuruesve dhe për shkak të numrit të shtuar të kërkesave të gjakut, kemi ardhur në atë situatë që kemi më pak sasi të gjakut dhe të përbërësve të gjakut” ka theksuar drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi. Ajo ka apeluar tek të gjithë qytetarët që kanë mundësi që të dhurojnë gjatë pasi ai është jetik për shpëtimin e jetës së pacientëve q ë kanë nevojë urgjente për gjak.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …