Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka kërkuar nga kryeministri, Avdullah Hoti që të ndërpresë dialogun me Serbinë ose do të përballet me protesta të përditshme. “Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por edhe në emrin tim përsonal si kryetar i kësaj Organizate, i’u bëj me dije por edhe apeloj publikisht tek të gjitha organet e Kosovës, ato ndërkombëtare dhe strukturat e Interpolit dhe Eulex-it; mos luani më, me dinjitetin, lirinë dhe të drejtat njerëzore të Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Është tepruar me degradimin e kësaj shtrese të shoqërisë, bëjë apel tek bota e qytetëruar, të ndalet ky represion kaq i egër dhe i njëanshëm që po ndodhë tash e 20 vite. Arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të Interpolit që i ka dërguar Serbia, është një dhunim dhe cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bën Interpoli, por edhe organet e “drejtësisë” që e kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë. Është tepruar loja më listat e UÇK-së në Interpol. Është shkelje e pa presedan nga Bashkësia Ndërkombëtare që i ka lejuar Interpolit një veprim kaq të padrejtë ndaj pjestarëve të UÇK-së’’ ka shkruar në mes tjerash kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …