Japonia po përkujton sulmet me bomba atomike në qytetet Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945. Në orën 11:02 – në kohën e saktë kur bomba atomike u hodh mbi këtë qytet – të mbijetuarit dhe pjesëmarrësit e tjerë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar viktimat. Bombardimi i 9 gushtit të vitit 1945, erdhi tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën bombën e parë atomike në Hiroshima – sulmin e parë në botë me një armë bërthamore. Nga sulmi në Hiroshima u vranë 140 mijë persona. Kryetari i qytetit të Nagasakit, Tomihisa Taue e lexoi një deklaratë të paqes, ku ai ngriti shqetësimet lidhur me zmbrapsjen nga përpjekjet për çarmatim, të shteteve që kanë armë bërthamore. Shënimi i këtij përvjetori të sulmit në Nagasaki ishte më ndryshe këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në ngjarjet për të shënuar këtë ditë morën pjesë vetëm 500 persona, ndërkaq, një vit më parë, kishin marrë pjesë afër 6 mijë qytetar.
