leoni

Selim Selimi: Nëse Kosova e refuzon tubacionin e gazit do të thotë se është kundër Amerikës

Selimi: Kryeministri Hoti nuk më ka marrë në të gjitha takimet e Brukselit të dialogut Kosovë-Serbi

Ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi ka thënë se kryeministri, Avdullah Hoti nuk e ka marrë në të gjitha takimet në Bruksel në dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka shtuar më tutje se në këto takime ka bartur dy poste, atë të ministrit dhe shefit të stafit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në procesin e dialogut. “Për këtë çështje edhe kryetari im, Ramush Haradinaj e ka shprehur zëshëm se në momentin që ai e ka caktuar një person ka mundur të jetë një person tjetër, kam qëlluar unë me qenë aty, kur e ka shprehur atë pozicion të tij, ka qenë një pozicion i shqetësimit të një humbjes së kohezionit dhe humbjes së bashkëpunimit dhe kjo ka ardhur si rezultat i të qenurit selektiv në pjesëmarrjen e takimeve. Të qenurit selektiv në takime nuk të jep brum të mjaftueshëm për me marrë një qëndrim mirë të informuar” ka shkruar Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri  thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …