Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka deklaruar se po punojnë që në program qeverisës 2020-2023, ta kenë fondin që do të siguronte kulturat bujqësore, derisa ka treguar se nëpërmjet programeve zhvillimore, bujqit do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi prej 53 milionë eurosh. Ministri Mustafa ka thënë se ky fond do t’i ndihmonte fermerët në Kosovë që të realizojnë sigurimet bujqësore. Ministri, ka shpallur dy programe zhvillimore, duke theksuar se në të përfshihet programi për grante për 18 muaj, për 6 muajt e këtij viti dhe 12 muajt e vitit të ardhshëm, si dhe programi për pagesa të subvencioneve për këtë vit i cili është 24 milionë euro. Mustafa tha se është ndarë edhe një fond prej 3.1 milionë eurosh për kompensimin e dëmeve dhe nëse nuk është i mjaftueshëm, atëherë do të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ky fond të rritet.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …