Numri i 70 shqiptarëve në ISIS ngrihet në 300 dhe 800 nga mediet që deformojnë lajmin dhe përhapin gënjeshtra

Numri i 70 shqiptarëve në ISIS ngrihet në 300 dhe 800 nga mediet që deformojnë lajmin dhe përhapin gënjeshtra

Qeveria e Kosovës konfirmon se vetëm 70 qytetarë nga Kosova aktualisht gjenden  në vatrat e luftës në Lindje të Mesme, Siri e Irak. Po ashtu është zbuluar  edhe fakti se për tetë muajt e fundit, sipas evidencave të Policisë dhe shërbimeve tjera, nuk janë shënuar raste të shkuarjes apo përfshirjes së qytetarëve të  tjerë nga Kosova në këto luftëra. Këto të dhëna u paraqitën pas një takimi që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe udhëheqës të Policisë se Kosovës ku është diskutuar gjendja e përgjithshme e sigurisë me fokus në çështjet e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit.

Manipulimi, që jugo-mediet e Kosovës e më gjerë  i kanë bërë numrit të shqiptarëve të përfshirë në ISIS, ka pasur dhe ka një qëllim, diskreditimin fetar dhe kombëtar të tyre. Kjo ka qenë  dhe  mbetet alfa e luftës së Serbisë kundër shqiptarëve dhe e jugo-gazetarëve me prejardhje, jo vetëm ideologjike nga Beogradi. Fatkeqësisht këtë pesëfishim të shifrave e ka lejuar edhe Qeveria, Ministria e Jashtme dhe e Brendshme, të cilat asnjëherë nuk kanë demantuar gënjeshtrat e disa medieve, lidhur me numrin e saktë të atyre, që janë përfshirë në këtë luftë, dhe këtë e kanë bërë  me qëllim që të krijohet bindja se Qeveria e Kosovës po e lufton me sukses terrorizmin islamik.

Si u luftua ky terrorizëm, kur deri sot nuk kemi pasur asnjë sulm, asnjë bombë të hedhur në Kosovë, përveç inskenime me vendosje trotili, apo sikur thuhet  “frymëzim fetar” dhe ndihmesë personave të caktuar për të shkuar në Turqi e gjithandej në vendet e Lindjes. Sa e sa herë deri tani policia e Kosovës ka ngritur shkallën e sigurisë për ta mbrojtur vendin nga ISIS-i, sa e sa herë kanë trumbetuar politikanët gënjeshtarë se po e luftojnë me sukses “terrorizmin islamik”, i cili madje qenka luftuar me sukses me burgosjen e disa imamëve dhe disa shqiptarëve që janë kthyer nga vendet e Lindjes. Nuk është ngritur shkalla e sigurisë as atëherë ku një vit më parë një serb nga Beogradi hyri në Prishtinë me 14 kg. Trotil me qëllim për ta aktivizuar në qendër të kryeqytetit dhe për këtë shpërthim fatal të fajësohej ISIS-i dhe Kosova si shtet muxhahedinësh.

Sa e sa herë deri tani është shkruar se për nga numri i popullatës, Kosova paska numrin më të madh në radhët e ISIS-it në botë, duke marrë për bazë numrin 300, madje  edhe 800, sipas një reviste italiane, që citohet nga jugo-mediet në Kosovë dhe e cila madje shkon aq larg sa pretendon se kreu më i lartë i ISIS-it përbëhet nga shqiptarët. Numri real të cilin në vazhdimësi e ka paraqitur Policia ka qenë prej 65 deri në 80, pa dhënë emra konkretë, mbase për shkaqe të hetimeve.

Është më se e vërtetë se Serbia dhe qarqet serbe në Kosovë, kumbarët dhe “poverenikët” e Serbisë, të hershmit e të sotmit,  bijtë dhe bijat e tyre, që janë shtrirë gjerë e gjatë nëpër institucionet e Kosovës, kanë për qëllim ta damkosin vendin, duke pretenduar të krijohet bindja se Kosova është shtet muxhahedinësh, dhe luftën kundër tyre di ta bëjë vetëm Serbia, ashtu sikur e kishte bërë në Bosnje, duke vrarë e masakruar 200.000 myslimanë, ashtu sikur e kishte bërë edhe në Kosovë, duke vrarë e masakruar dhjetëra mijëra shqiptarë, vetëm gjatë viteve 1998-1999. Për një luftë të tillë kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve me besim islam, Serbia dhe serbët  kanë marrë dhe po marrin mbështetje të fuqishme nga kandidati amerikan për kryetar, z. Trump nga Putini, Assadi dhe nga qarqet antishqiptare të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …