22 VITE NDERË DHE LAVDI PËR HERONJËT E BETEJËS SË JUNIKUT

Komuna e Junikut kujtonë rënien e lavdishme të heronjve Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, 22 vite më parë. Heronjtë të cilët para jetës së tyre vunë idealin për liri, të cilët me 29 Maj 1998 u bënë krah i fortë i djemve të Junikut të rrethuar dhe sulmuar nga një arsenal i madh ushtarak e njerëzor, duke dhënë kontributin maksimal për të mbrojtur këtë zonë strategjike që mos të bie në dorën e forcave serbe. Heroi i tri luftërave Gjeneralmajor Bekim Berisha-Abeja me shokë ranë në betejën e pavdekësisë për t’u kujtuar gjithmonë si histori e veçantë e vetëflijimit për liri, për mbrojtje dhe luftim të padrejtësisë dhe si ndër sakrificat më motivuese të jetësimit të idealit për liri.

LAVDI HERONJËVE TË BETEJËS SË JUNIKUT, LAVDI TË GJITHË HERONJEVE, DËSHMORËVE, MARTIREVE TË RËNË PËR LIRI!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …