leoni

Dëshmorët e Zhurit

Reshat Badallaj-Zhuriani: Më 28 mars të vitit 1989, Zhuri dridhi themelet e Jugosllavisë!

Kosova ishte shtet i aneksuar dhe i okupuar nga Serbia me grusht shtetin e 23 marsit te vitit 1989,me forca policore e ushtarake te Jugosllavisë avnojiste. Ndodhi kjo ne fill te shturjes te sistemit monist komunist dhe te hapjes se proceseve te plurarizmit politik ne federaten e Jugosllavisë, ne te cilen Kosova kishte status kushtetutar të njesisë federale.

S´do mend se keti skenari te kriminelit Slobodan Milosheviq dhe xhelateve te tjere serbë e ndihmuan edhe shumë tradhtarë shqiptarë qe ishin ne sallë duke i ngritur dy gishtat si: Rrahman Morina,Sinan Hasani,Ali Shukriu,Hysmidin Azemi,Tefik Llugiqi.

Ketë grusht shtet te hekurt,Serbia me 28 mars 1989,do ta festojë ne Beograd ne Qendren “Sava” me cakrimin e gotave,thyerjen e pogaçes.

Me kete date (28 mars 1989),e martë, ne ora shtatë,per herë te parë ne Kosovë, Zhuri u ngrit ne kembë per te protestuar kunder pushtetit gjakatar, qe Kosova te mos jetë më nen roberinë sllave.

Zhuri u mblodh ne qender te fshatit i teri,perpos nje grushti i vogel frikacakesh e tradhtaresh. Sa çelembyll sytë doli policia ne krye me Rustem Ramosajn,Komandant i policise ne Zhur.Pushkagjinjt dhe snajperistet serboçetnik dhe disa tradhtare shqiptare kishin zene pritat ne mal,”ne bri” dhe ne “qejë” dhe vezhgonin me dylbi ruse. Mbi hapsiren qiellore te Zhurit panderprere flutoronin elekopteret te armatosur brenda me mitroloz, avionet korb te zi ushtarak tre paralel fluturonin shumë ulur qellimisht dhe dridhnin pullazet e shtepive. Dielli kishte ngritur kokë mbi mal dhe rrezet e tij ngrohnin Zhurin. Por, çe do qe Zhuri ishte ngitur hijerendë dhe nuk i shendriste NURI. Fryente nje puhi e lehtë dhe gjethet leviznin si me qenë te pergjumur…

Zhurianet kishin vendosur dhe kishin lidhur BESEN E SHQIPTARIT:”LIRI A VDEKJE”. Sot, do te vdesim te gjithe per Kosove. Grate dhe vajzat qe kishin ndare diten e marteses erdhen dhe u bashkuan me burrat e fshatit dhe nena e Elmazit tha:”Edhe na do te vdesim me ju te gjithe dhe mbante nje sakicë lone te mpreht te kovaçi. Çdo shkavi kam per t´ia prere koken si te zogut…”

Erdhi eskadoni i vdekjes me autobus me targa te Beogradit. Derdhen plumba nga mitralozet e nga kallashet rus.Elekopteret nga ajri gjuanin ne koka zhurianesh.Gazlotsjelles leshuan dhe mbuloi dhe helmoi Zhurin. Zhurianet;burra,gra,vajza (te sojit Shotë Galices e Nora Kelmenit),femije nuk ndaleshin,neper bresheri plumbash me gjoks hapur sulmonin eskadonin e vdekjes dhe tradhtaret…

Ne Kosove deportoi lajmi: KRISI NE ZHUR BURRA! Beogradi nxitoi me lajme: Ne Zhur,ne brezin kufitar,zhurianet rrezuan elikopterin duke shtire nga minarja e Xhamisë, gazetat ne gjuhen shqipe dhe RTP-ja,pak me ti se Beogradi e Titogradi. Te gjitha do t´ia japim ne faximile.

Ahmet Cana- Badallaj, babai i dy deshmoreve te kombit,nuk dinte se ju vrane dy bijte e tij,njeri i martuar dhe tjeteri ne javen e ardhshme te prillit priste maromen e nuses,si thuhet nga anet tona,tha:”Na i vranë djemte,na vranë…”.Ndonese nuk dinte se pikerisht djemte e tij dhane jeten per kete tokë…”

Filluan t´i mbledhin te vraret dhe te plagosurit. Bilanci ishte tragjik! Tre te vrare nga ana jone:Xhemshit,Xhelbehar dhe Hajrim Badallaj. Te plagosur 52. Çuditerisht,Setkiu plumbi i dushmanit e merre mbi zemer,Nahitin plumbi i snajperkes e merre dhe e shpon tejepertej ne gojë dhe shpetojne.

Kudo gjak ne rrugë.Gjak i njom zhurian.As dielli nuk e thau,e as shiu nuk e lau…

Edhe pse te armatosur deri ne dhembe me mjetet me modernet ushtarake qe zoteronte Serbia,zhurianet trima plagosen shume police çetnik,demoluan autobusin e Beogradit dhe veturat tjera “LadaNiva” te pölicisë.

Filluam t´i mbledhim te vraret. Merxhan i Istrefit- Badallaj (Qorr Ilazi), pernga trimeria si ta kishte bere nje nenë me kete kreshnik, posa hyme ne ambulanten e Zhurit e ftuam teknikun medicinal,Ismet Rahte,ter besh,per te dhenë ndihmen. Gorani Rahte deshi te refuzoj,por Merxhani,panjepady ne stilin e Tajsonit e nekautoi dhe nuk u ngrit me ne kembet e veta. Mbaja ne dore Shytin (Xhemshitin) dhe i bera ze:Shyt,Shyt. Jo ai nuk foli me! Trimi ishte i heshtur.

-Po kush eshtë ai femija i pergjakur qe çanta e klases se pestë i kishte mbetur ne perrua?

-Nuk po e njohim nga gjaku qe kishte mbuluar trupin. Ah, burra bre! Plumbi i snajperit e kishte kapur ne lule te ballit. Kjo tregonte se edhe femija zhurian nuk dinte se çka eshtë frika.Nuk e kishte marrur fisheku pas shpine, ne ikje…

Mitati im vella, tha: Ky eshtë Hajrim i Shabanit te Asllanit- Badal laj. Oh, mos vella mos me thuaj!

Zhurianet me veturat e tyre bartnin te plagosur dhe te verbuarit nga gazihelmues per ne spitalin e Prizrenit. Burra, gjak,gjak po duhet! U ngrit ne kembe Verrini dhe fshatrat perreth Prizrenit…

Gjaksoret me te shpejt iken ne theqafje dhe i tehoqen zvarre si qen te plagosurit e tyre. Nga pozicionit nuk leviznin snajperistet. Ne nishan kishin çdo gje ne levizje. Bashkë shkije e zagarë shqipfoles ne istikame. Zhurin filloi ta mbuloj terri. E kaploi zymtesia. Zymetesia e kaploi edhe mahallen (lagjen)e BADALLAJVE…

– U bllokua Zhuri! Kosova ishte bere merak shume,sepse u dha haberi se Zhurin e vrane dhe e dogjen shkrumb e hi. Shqiperia perforcoi kufijt qe shiheshin pa dylbi. Opoja filloi te zbres naten malit…

Zhurianet leshuan qentë nga zinxhirit per te paralajmruar me te lehurit se ndoshta futen hajnisht gjakataret.

Nata ra. Grate vajtonin ne kupë te qiellit.Pushoni se nuk vajtohen trimat thoshte babai i trimave Ahmet Cana. Trupat e trimave nuk i kishim aty ne shtratin e vdekjes. Ata ishin ne morg. Ndjese paste xha Ahmeti,i cili vdic dite me pare, qe e shperndava ne f.book. me tha:”Reshat, motra jote te mos me jepe gjiplane mua,grave po. Se shume majshi te kesaj dere kam varrosur me duarte e mia…”. Qendro la Ahmet! Do te qendrojm si i ka hije burrave. Keta burra rane per vatan…!

…Koha te cilen e perjetonim shqiptaret ishte pjesë e kombit tonë, i cili me mish e me shpirt po mundohet t´i realizojë aspiratat shekullore qe kane te bejne me zgjidhjen devinitive te çeshtjes kombetare. Sic dihet regjimi i Serbosllavisë, nen firmen e vellazerim-bashkimit e te bashkejeteses (jemi deshmitarë të gjithë) fatkeqesisht pat arritur qe brenda një kohe bukur te gjate te bejë për vete edhe nje kategori shqiptaresh,duke ua dhenë epitetin si “shqiptarë te ndershem”. Kesisoj, nepermjet formules – shqiptarë e serbë (bashkë) kunder “nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptarë”beri kerdi te vertetë në kombin tonë.
Ekzekutoret e tillë (nga radhet e shqiptareve), ngase nuk kane menduar kurrë se ky regjim njeherë do të vdes, kur edhe te tillet do te vijnë ne atë gjendje qe populli nuk harron dhe do te marrin epitetin TRADHTARET E KOMBIT.
Pra, ç´nodhi me 28 mars 1989 në Zhur? Ne mbremjen e 27 marsit te vitit 1989, komandanti i stacionit te milicisë ne Zhur, Rustem Ramosaj (i fshatit Cerabreg i ulet i Decanit) shkon ne shkollen fillore “Ramizi e Boro” ne Zhur (tani shkolla mbane emrin “DESHMORET E ZHURIR”). Ne te vertetë, ai hyne ne oborrin e shkolles por vetem vezhgon. Pas disa vezhgimeve, neper oborr,ne një çastë vren deren e shkolles te mbyllur, te cilen pastaj e shqelmon disa herë sa mundet. Rrapllimen e deres e degjon kuriri i shkolles, Rakip Susuri. Me kete rast, ai e hap deren caushit, Rustem Ramosaj. Perndryshe, duhet theksuar se ky komandant ishte i njohur si kapadai dhe vagabond. Ky vagabond urdheron kuririn qe ta therras, drejtorin e shkolles, Ymer Kurtajn,bashkepunetore legal serbianë, i dekoruar disa here nga Beogradi, per luften kunder shqiptareve, te cilet qytetaret e Zhurit, me veteiniciativë, e larguan nga posti qe e ushtronte plot 16 vjet. Kuriri, i detyruar te behet i degjueshem, drejtorin e takon, te dera e Naim Hoxhes, puashtu bashkepuntore i UDB-es,por drejtori as qe qane koken dhe,ia kthen: hajte se e takoje neser?!…
A eshtë e vertete kjo qe shkrova me larte? Ja fakti:Tradhtari i kombit Rrustem Ramosaj nga Cerabregu i Deçanit,shperblehet nga kryetari i Jugosllavisë te asaj kohe, Borisav Joviqi,me MEDALJEN PER TRIMERI. Per kasaphanen qe beri ne Zhur. Ky qen bir qeni i ka borxh per jetë Zhurit.Nderkaq,ka shtruar sofra me kete langua. Te tillet per ketë MEDALJE SERBE keni bere gosti me “Slivovice” serbe.

Lexoni se kush ja dorezoi

Me 28. 03. 1989, si dihet, ishte urdheri i Sekretariatit Krahinor te Puneve te Brendshme te Kosoves per mosmbajtjen e mesimit, Ymer Kurtaj, i cili tradicionalisht ka qene argat i politikes serbiane, eshte vertetuar se qellimmisht nuk i ka njoftuar nxenesit me kete urdherese dhe po ate dite kan shkuar para dyreve te shkolles, por meqe shkollen e gjene te mbyllur nxenesit fillojne te brohorasin: “Mesim, mesim…! Keshtu, mexensit dalin nga oborri, i shkolles, kurse komandati i milicise, Rustem Ramosaj, kthehet e shkon ne zyren e drejtorit. Ne nderkohe, ne zyre kthehet mjeshrti i shkolles Hamzi Omaj dhe e informon drejtorin, se bashku me komandatin, se nxenesve Komandanti, Rustem Ramosaj, sic e kishte parim te perhershem te verpronte perhere ne dem te popullit shqiptar, i fton ne ndhime milicet e tjere nga Prizreni. Vjen kombibusi me nja dhjete milice te tjere. Ne mesin e tyre ishte edhe Iliaz Avdiu, zevendeskomandant i sigurimit ne Prizren. Megjithekete, masa e nxenesve nuk shprendahet por nxenesit nuk sulmojne aske. Qe te ndodhe ajo me e keqja, nga Prizreni i ftuan serish milice te tjere, u mur vesh serbe. Por, duhet theksuar se para se te vijne kete ne Zhur vjen edhe Mifail Ajazaj, drejtor i Burgut te Qarkut ne Prizren, te cilin e kishte derguar kryetari i KK te LK-es te Prizrenit, Çerkin Bytyci. Po, Mifaili, ne Zhur, fare nuk ndalet te masa e tubuar, por shkon drejt e ne shkolle. Hamzi Omaj e Ahmet Badallaj (babai i dy djemve qe pas pas kohe do te vriteshin), i thone Mifailit: “… Duhet bere perpjekje per tí shperndare nxenesit.” Kurse ky i perjigjet:”Hajt se tash vjine e i ndreqin!” (duke aluduar ne milicine). Dhe vertet, pas pese minutave vjen autobusi me milice dhe pa e vlesuar gjendjen reale, se a ka arsye per aktivizimin e armeve, vozitesi i autobusi me doren e majte i pari me revole shtine drejt ne mase, duke i urdheruar edhe milicet tjere te shtijne. Sic dihet, ate dite u vrane XHEMSHIT BADALLAJ (1964), XHYLBEHAR BADALLAJ (1966) dhe
HAJRIM BADALLAJ (femije 11-vjecar), kurse u plagosen 52 te tjere, disa prej te cileve mbeten invalide te perjetshem. Per ta arsyetuar veprimin e pashembullt te tyre, pas vrasjeve milicet qesin gazin lotsjelles (e dihet se gazi lotsjelles qitet per te shperndare masen, perkatesisht para se te shihet me arme-nese ka nevoje). Kjo eshte, pra, e verteta e masakres ne Zhur, e jo sic e paten dezinformuar opinionin e gjere mjetet e informacionit te Serbise kinse zhurianet kane sulmuar stacionin e milicise ne Zhur, e kane sulmuar helikopterin me arme snajperike! Me kete rast do benim gabim te pafalshem po qe se nuk do tí indentifikonim para opinionit lexues kriminclet kryesor te kesaj vepre te ndyre. Pra, perveq miliceve pushkaxhinjve ketu duart i kane te zhytura ne gjak drejtori i atehershem i shkolles fillore Ymer Kurtaj, komandanti i stationit milicise ne Zhur-Rustem Ramosaj.

Klyshet serbiane, te larte permendur, nuk lane gje pa i share komb e fe, vetem per interesa serbe, nuk deshen te lene edhe ti veme kurore lulesh te varri, Ymer Kurtaj, thoshte: Nuk duhet vure kurore lulesh per nacionalistin Hajrim. Hajrimi, ishte nxenes i klases se peste. Shih per kete, me vone ne diten e shkolles, organizuar nga dy nipa te Pop Gjujiqit. Ata qe nuk e dijne Pop Gjujiqi,ka qene bashkepunetor i cetnikut, Drazha Mihajloviq, e ftuan edhe kete tradhtare,krejt me qellim se ne akoma jemi ne linjen serbiane, sepse kemi gjakun serbe nder dej. Dhe diten e shkolles bene gosti me def e me violine. Harmonika nuk mungonte ngeke,ngeke,ngeke, per “zhikina kolen” Ky klysh para masakres kishte kerkuar me shume tanke, per te shtypur shqiptaret…Pastaj vazhdoi ndjekja…Langojte serbiane te ndersyer nga Beogradi vazhduan ndjekjen e shtrigave. Kunder meje, sipas tyre armikut me te rrezikshete te Jugosllavise, kishin vure ne ferkemin tim, nje zagare te pashkulluar, Shefik Rame Susur, qe ishte bere tepdil me tirqi e koperan bile edhe çystek. Letra vjen nga Beogradi ne UDB dhe dergohet te Sahit Begaj, spiun legal kunder shqiptareve, qe ta ndersej Shefikun ne ferkemin tim. Letren e lexon, gjellbersi e stacionit te policise…

Të nderuar lexues,
Me shumë keqardhje per ata qe nuk e kuptojn gjuhen serbe,mungon perkthimi në gjuhen shqipe. Ju faliminderit per mirekuptim!
Ne numrin e radhes do te lexoni:
Kush deklaroi ne prekurori dhe ne gjykatore se zhurianet kane shti me arme ne policine gjakatare te milicise serbiane dhe kinse ata ne vetmbrojtje benë hatanë ne Zhur?
Si erdhen ne Zhur agj. me te njohura boterore Washington post,NewYork times… dhe nga kush u njoftuan?
Kush jane tradhtaret e kombit dhe kush i denoi me teper zhurianet (Procesverbal origjinal dhe faksimile )?
Kush ishin spiunet e UDB-es serbe dhe me cilen veture udhtonin?
Sa kohe mbeti vetura e policise ne Zhur dhe nuk guxonin per te hyre brenda ne fshat?
Kush ishin gjyqtaret e prekuroret kuisling?
E shume e shume gjera tjera vetem nga RESHAT (RESH) BADALLAJ dhe te shohim se kush jane ata klysh kurve me gjak te Dragutinit (Dragutini eshte emri i Drazh Mihajlit), qe jane te ndersyer per te shtremberuar historine dhe te ulin trimerin e keti fshati heroik…

…Gjakataret çetnik të Drazh Mihajlit posa zbriten nga autobusi ne Zhur,para mases së tubuar menjeherë nxorren kalashet dhe mamzerret dhe derdhen bresheri plumbash ne kokat e tyre. Plumbat ishin dum-dum, ndonese te ndaluar sipas konventave nderkombetare. Keta kriminel te pashpirt nuk shkrepen plumba ne ajr, por ne menyrë te pakontrolluar. Plumbat shtrinë per tokë deri ne vdekje shumë veta,shkeputen deget e plepave tamani sikur i godet rrefeja,thyen xhamat e dritareve te shtepive,qellimisht goditen telat e shtyllave elektrike qe zhurianet te bien ne kontakt me rrymen…
Hataja u bë ne Zhur. Kasaphanë rrugeve te Zhurit. Kasapet nga frika iken duke shtire panderprere drejt rruges ka stacioni i policise. Eskadoni i vdekjes ecte me frikën e mortit. Çetniku qe po sa zbriti nga autobusi tha:”Pucaj u masu jeb… albansku majku -zjarr ne masen ja … nene e shqiptare” bashke me vozitsin morren autobusin e thyer dhe iken. Lada Niva e policise qe ngiste tradhtari i kombit, Rrustem Ramosaj,nuk levizi dot. Ajo ishte demuluar e tera…
Çetniket erdhen ne Zhur per hakmarrje sepse Serbia ne krahinen e Lumes la eshtrat e 12.000 ushtareve ne vitin 1912,pastaj zhurianet luftuan me Hasan Prishtinen… (lexo ne google nga autori).
Nga anet tona thuhet:”Qeni i keq ta bjere ujkun ne torishtë”. Keshtu qe Rustem tradhtari pasi e fton policinë per ndihmë (ky qen eshte dekuruar me Medaljen per Trimeri per vrasjen e zhurianeve, nga kryetari i Jugosllavise te asaj kohe,Borisav Joviç dhe kete dekorate e mbante me krenari),fton ILAZ AVDIUN, zevendeskomandant i sigurimit ne Prizren. Ky klysh shkau bashke me Rrusten me toki-voki i thirrin gjaksoret dhe i ndersyer çetniket se situata eshte shume e rrezikshme ne Zhur…

Lexoni me vemendje se si Rrustem Ramosaj dhe Halil Blakaj dekorohen nga çetniket per vrasjen e zhurianeve
Qeni i biri qenit,Iljaz Avdiu eshtë i lindur ne Cermjan te Gjakoves,por banonte ne Prizren. Mesa jam i informuar ky klysh shkau ka ikur nga kjo botë me faqe te zezë dhe vetem qentë po ia pshurrin varrin me lezet. I biri shkines,Ilaz Avdiu me radiolidhije i thone kryeçetnikut keshtu:”… kam degjuar nga masa çka po pritni cka nuk po sulmoni…masa ka sulmuar dhe demtuar automobilin e policise te markes LadaNiva e ka degjuar edhe krisma armesh…”
A eshtë e vertete kjo? Ja faksimilet vetem nga RESHAT (RESH)BADALLAJ. Urdheroni e lexoni me vemendje. Zhuri brezpasbrezi nuk duhet t´ia harroje ketyre zagareve te krajl Nikolles.
Ketu te botohet faksimi i Deklarates te klyshit te Serbise gjakatare, Ilaz Avdiut
Lexoni se si klyshi i Beogradit,Ilaz Avdiu,arsyeton gjaksoret çetnik te Drazh Mihajlit,kinse krimin e bene ne vetmbrojtje

Mjerisht disa faqezinj i kanë shtruar sofrat bashkë me kriminelin Rrustem Ramosaj. Kanë ngrene e kanë pirë bile-bile kanë berë gosti me def e violinë,kanë vajtur argat per dru ne mal, e kanë ftuar per Mevlud…
Me krisma pushkesh e festuan kasaphanen ne stacionin e policise ne “Qafë te Zhurit”. Snajperistet nuk leviznin nga pozicionet ne “Bri”. Spiunet i morren nga rreziku i hakmarrjes dhe i strehuan ne vende te sigurta. Njeri i gjallë nuk hynte ne Zhur rruges kryesore. Burra e gra zgjodhen rrugen e malit qe vini nga:Hasi,Verrini,Opoja dhe vende tjera, per t´ia dhenë lamtumiren e fundit trimave. Varrimin e patem organizuar per mrekulli. Me kujtohet kur Besim Ademaj, ra per toke,u alivanos kur i nxorrem kufomat.Disa qen frikacak te rrethit aty rrotull nuk morren pjese ne vorrim. U ndanë nga ne dhe u solidarizuan me çetniket e Dragutinit. Se vertete janë te pa cipë keta zagare te poshtuesit,shih per ketë,pas disa vitesh dilnin ne balle te kurorave,bile me thuper ne dore,per te mbajtur rend. Kishte harruar qe ishte yzmeqar i zhupaneve dhe vojvodeve te Pop Gjujiqit. Poashtu, nuk kishin frike fare se atdhetaret nuk i durojn te varri spiunet e Rankoviçit…
Shtratin e vdekjes ne me duarte tona ja shtruam.Ah, piskama burra bre! Piskamat e motrave,nenave dhe grave perreth lekundnin edhe lisat qe ne kete ane nuk pyesin se sa i leshojne rrenjet thellë. Ahmet Canes-Badallaj, ia shterngonin doren burrat, duke i thene : Mbahu,beru burri i forte…! Po,po, do qendrojm bashke me Ju o miq. Ra terri i nates se vorrit.Miqte u shperndan neper komshi qe te mos bejne rruge territ se pabesise. Te pabeset ishin kudo ne prite…!
Tajna Agencija Nova Jugosllavia “TANJUG” , Televizionet,gazetat ne gjuhen serbe nxitonin me propaganden e tyre. TVP-ja dhe “Rilindja” ishin pak me te zi se keto serbe. Zi e terr per ne ! Vetem Televisioni Shqiptar, Agjen.Telegrafike Shqiptare “ATSH”, Radio Tirana ishte ne anen tone…
TANJUG (Tajna Agencija Nova JUgosllavija) PER NE

Shkrova me larte se qeni i keq ta bjer ujkun ne torishte. Zagaret e pushtuesit qe kisjhin bashkepunuar me zaptuesit shekullor, me radiolidhje ishin me çetniket,per sherbimet e tyre tradhtare ishin shperblyer edhe nga Bllagoje Haxhiqi,krimineli qe beri krime ne Bosnjë,me televizion color…
Boll u be bre burra boll! Bijtë e kurvave,spiunet,po si nuk e folen vetem nje fjale te mire per te vraret dhe demonstruesit. Zi e terr per ne. Vetem mallkime!

Lexoni tradhtaret se si vjellin vrere kunder zhurianeve.
Keta klysh kurve rrahnin gjoks se do te luftojne ne frymen e patriotizmit serb,do te luftojm kunder nacionalizmit… do t´i vrasim dhe kthim prapa nuk ka…
NE VENDOSEM TE SHKRUAJM PAMFLETIN,SE TANJUGU DHE KLYSHET E KURVAVE GENJEJN PER MASAKREN E ZHURIT!

Le t´ju marrin neper gojë,t´ju perqeshin,, t´ju denojnë,t ju burgosin e, madje, edhe t´ju varin,por publikoni mendimin tuaj.
Pol-Luj Kurije
Pasi bene masakren ne Zhur serbo-çetniket dhe tradhtaret e kombit,per te arsyetuar kete krim filluan me propaganden e gatuar nga kuzhinat e Beogradit, ne rrugen “Francuska numer 7″, se kinse ky krim ne fshatin Zhur u be ne vetmbrojtje. TV Beogradi dhe ai Titogradit shkuan deri atje duke thene:” Ata qe na vrane ushtaret serbomalazeze ne Kulle te Lumes me 1912,dje serish na sulmuan me arme… se nuk ka pasur femije te plagosur e te vrare…
Keshtu qe, une, vendosa te shkruaj PAMFLETIN per t´i treguar botes te verteten se cka beri Serbia kasaphanene ne Zhur. Perdorem nje taktike dhe nje gjuhe te vjeter ne shkrim, qe spiunet e fshatit ja pese-gjashte persona qe nuk kishin fare gajle qe policia me grate e tyre luante “Zikinakolen”, te mos na bien ne gjurmë. Ne ne ate pamflet famoz nuk e perdorem fjalen spital por bollnicë,nuk e perdorem fjalen kane shtire me arme,por kan qit me pushke… e disa fjale te
Ja pamfleti qe shkrova kunder propagandes serbo-çetnike dhe tradhtareve te vendit, serish Tajna Agencija Nova Jugosllavia (TANJUG)
tjera. Ishte e kot!

Iljazi,Rexhepi,Merxhani ishin burgosur diten e Demonstratave apo nje dite pas. Policia ne Qafe te Zhurit ndalte qytetaret per te legjitimuar dhe arrestuar. Shumë sosh i kishte pyetur per emrin tim. Ata akoma nuk guxonin te hynin brenda ne fshat. Krushku i tyre qe theu akullin ishte Çerkini. Ai si i pari i Komitetit serbian ne Prizren, bashke me gjaksoret me te pashpirt te krajl Nikolles, ra ne kontakt me spiunin e fshatit Ymer Kurtaj, qe dekorohet nga Bllagoje Haxhiqi,per spiunlleqet e tij,djali i Azem Azem Kurtajt,bashkepunetori i Gojko Popoviqit,Drago Dragovicit e Cucuroviqit, qe kane bere krime te papara ne popullaten e kesaj ane, e pergatiten terenin. Nen rojen e hekurt te policise e ushtrise serbo cetnike ne lokalet e shkolles,filluan sharjet e fyerjet kunder :”Nacionalisteve,seperatisteve…” Por ngrin ne kupe te qiellit kriminelet,frymen serbe,bile-bile edhe me ja… u zgerdhiheshin si qen te zgjebosur…
Keta bir rrospije i thonin UDB-es cetniko-serbe se ideologu kryesor i kesaj ngjarje dhe autori i pamfletit eshte Reshat Badallaj. Ymeri,Rizani, Fadili dhe Mejdiu,spiunet me te tmershem serbocetnik,me veturen “Zastava 101″ ngjyre te kuqe, qe e voziste Mejdi jugosllavi, i ardhur dikur moti nga Billusha,vizitonin UDB-en dhe komitetin serbocetnik per te dhene emrat e armiqeve te Jugosllavisë…

Pamfleti pati jehone te madhe ne Botë. Erdhen Agj. me te njohura boterore Televizive dhe te shtypit te shkruar;NewYorkTimes,Washingtonpost,Ass,press,Mladina… te gjitheve u dhash intervista e dergoja te varrezat dhe i tregoja qe te vizitonin spitalin e Prizrenit. Te gjithe ata qe u largoheshin nga Zhuri i porositnim qe te fshehin kasetat e kamerave se i kontrollonin ne Qafe te Zhurit. Shume intersant ishte i “Mladines”,sepse ate kohe e njihsha sllovenishten per mrekulli,qe punoja nga tre muaj duke bartur llaç-mallter…

Shikoni dhe lexoni se si spiunet behen ne anen e çetnikeve,kunder zhurianeve. Por, ZHURI KA QENË DHE MBETET HEROIK. LEXO LIBRIN “VERRINI NEPER LUFTERA” TE AUTORIT RESHAT BADALLAJ,SE SI ZHURI DHE VERRINI BERI LUFTE ME SHEKUJ KENDER PUSHTUESVE TE HUAJ
Çetniket dhe spiunet e fshatit u hallakaten dhe u dalldisen. I cakrronin dhembet si qen te zgjebosur. Per te ndalur kete sulm,kishin ardhur ne perfundim qente e Beogradit,se Reshati duhet te kapet sa me pare. Nga marsi nuk rrija ne shtepi. Mirepo, befasisht me 4 maj 1989, duke ngrene buke ne sofer,me kapen. Tentova te iki nga nje dere e vogel ka komshiu por ishte e kot. Isha i rrethuar. Nga porta kryesore ishte qeni Rrustem Ramosaj me serbet.Mos leviz,dorzohu nen drejtim e armeve,foli klyshi i Serbisë. Me futen ne automjetin”Ladanjiva”. Kur dolem nga oborri per ne rruge,filluan te dalin policet nga te kater anet…
Posa kaluam Zhurin, i dha haberin qeni se e kapem. Degjohej feste.Duartrokitje! Une rrija gjakftohur.
Per t´i mos rene muhabetit rrotull, juve lexues te nderuar, do t´ia jap te gjitha faksimilet origjinale dhe te vlerooni vete per kriminelet e tradhtaret e kombit tone. Vetem nje gje desha te tregoje. Zoti i Madh u hakmorr aq tmershem ne keta qen te Serbise,saqe mos i rafte gurit e drurit.
Ne fund fare, deshta poashtu t´i them edhe “filozofit” qe ne Zhur,s´ja vare kush,te me falin po si shprehemi na ne Zhur:”S´ja rrase kush”, dil ne pazar si dalin burrat dhe t´i numroje me fakte qe nga Kalimashi deri ne Nish, qe nuk do te guxon te dalish te cesma e fshatit. Po ti a e din se te thone:rrospie burre…
Dy-tri fjale i kam edhe per B.K. une e njoh per burre te mire dhe trim,por dua te pyes:Kush te nderseu te ndrron emrin e kriminelit ne Pal?
Perse fut percarje fetare te te krishteret e muslimanet?Perse shtrembron historine? Mos se Deshmoret do te peshtyn ne fytyre! Kur je burre frikacak per se u hyne ketyre puneve…?
Çuditerisht, nje shok me beri nje pyetje shume interesante: Reshat,si eshte e mundur qe dy shoket tu qe nuk ju ka ndare dita e nata dhe se boterisht ju kemi ditur dhe ju kemi pare bashke tere jeten,e dinte edhe policia,UDB-a dhe atyre nuk u hyri asnje therre ne kembe nga ta. A thua te kete mbrojtur Rrusta? Ju familjarisht te burgosur e ata ne liri?
-Pergjigjja ime ishte nuk e di! Vetem nje gje dyshoja dhe nuk ka kush te me hjek nga mendja:Kur e pyeta:Perse nuk ishe ne Demonstrate?
Isha ne gjume me tha burri i botes edhe pse e kishte zanat qe te zgjohet heret pa krisma pushkesh. Doren ne zemer, nuk iu pergjigja:si eshte e mundur te jesh ne gjum kur zhurmen e avioneve “MIG”,elikoptereve,autoblindat,pushket…u degjuan ne Tirane e Shkup. E ai nuk i paska degjuar ne shtrat!!!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

Ahmet Qeriqi: Enver Hoxha i paraqitur realisht e historikisht dhe jo vetëm bardhezi

Shtëpia botuese “Bota shqiptare” nxori në dritë librin e autorit, Peter Lukas “Misioni Amerikan në …