Hoti e nënshkruan Rregulloren për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti takon virtualisht akterët e sigurisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur një takim me akterët e sigurisë në Kosovë. Ky takim virtual vjen pas bujës së madhe të shkaktuar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë të Dardanës. Për mbajtjen e një takimi të tillë është njoftuar nga vet zyra e kryeministrit. Pjesëmarrës të këtij takimi ishin ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Në këtë bashkëbisedim, kryeministri Hoti i falënderoi përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë në vend për përkushtimin dhe angazhimin e shtuar të tyre për përballimin e gjendjes së krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …