Kryetari Haliti ngushëllon familjet Ramaj dhe Zeqiri

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dërgon Telegram ngushëllimi familjes Ramaj me rastin e vdekjes së Gjergj Ramajt, ai në telegram shkruan:

Në emrin e Komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, Gjergj Ramaj nga Stubëlla e Epërme e Vitisë. Në këto çaste të pikëllimit ne jemi pranë familjes dhe miqve të ndjerit. Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Gjergj Ramajt!

Kryetari Haliti po ashtu Telegram ngushëllimi i ka dërguar edhe familjes Zeqiri me rastin e vdekjes së Ramdan Zeqirit, ai ndër të tjera shkruan:

E nderuara familje Zeqiri!

Ju shpreh ngushëllimet me rastin e vdekjes së familjarit tuaj, Ramadan Zeqiri nga fshati Goshicë. Në bashkëndjejmë me dhimbjen e familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën Ramadan Zeqrin. Prandaj pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …