NATO vendos masa emergjente në Kosovë, Stoltenberg nesër pret në takim kryeministrin Hoti

KFOR-i ka rikonfirmuar përkushtimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë

KFOR-i ka rikonfirmuar përkushtimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë. Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, Komanda Rajonale Lindje, koloneli Erik Rajlej u takua sot me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati. Takimi ishte pjesë e kontakteve të rregullta të mbajtura midis personelit të KFOR-it dhe autoriteteve lokale në Kosovë. Ai ripohoi angazhimin e KFOR-it për të vazhduar forcimin e përpjekjeve të veta të qëndrueshme dhe të paanshme për të ndihmuar në sigurimin që situata lokale të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve që jetojnë në komunë. Trupat e KFOR-it do të vazhdojnë patrullimin e tyre të rregullt në të gjithë zonën, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe organizata të tjera të sigurisë. Në Karaçevë të Kamenicës ishte parë xhandarmëria serbe. KFOR-i kishte thënë se ishte patrullim i përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …