BIK

BIK: Me shqetësim po ndjekim veprimet e Prokurorisë Speciale kundër kryetarit Thaçi, e luftëtarëve të tjerë të UÇK-së

Bashkësia Islame e Kosovës, komunikatën e Gjykatës Speciale, parmes të cilës është bërë publike ngritja e akuzës për krime lufte ndaj  presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli. e konsideron  deklaratë politike. “Me shqetësim të thellë kemi ndjekur veprimet e drejtësisë ndërkombëtare ndaj presidentit të vendit, z. Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së. Komunikatën e prokurorëve ndërkombëtarë për presidentin Thaçi, duke u bazuar në momentin e bërjes së saj publike, e konsiderojmë veprim politik që dëmton së pari vetë kredibilitetin dhe besueshmërinë e Gjykatës, dhe së dyti, konsiderojmë se, në emër të drejtësisë, po mëtohet të atakohen e përdhosen kauza dhe misioni UÇK-së për lirinë e vendit”. Atakimi i vlerave të UÇK-së po bëhet në emër të drejtësisë me veprime të padrejta dhe në kundërshtim me parimet dhe praktikat e drejtësisë ndërkombëtare. “Tentimi për ta paraqitur kriminale luftën e drejtë të UÇK-së është tentim për ta barazuar kriminelin me viktimën. Ne i bashkohemi fuqishëm zërit të popullit që kërkon drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke e vlerësuar të paprecedent qasjen e drejtësisë ndërkombëtare, që kohë më parë publikuan edhe një njoftim për një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj dy prej liderëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, është thënë në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …