Mblidhet AAK sot për të diskutuar rreth aktualitetit politik në vend, por edhe rreth situatës pandemike

Mblidhet AAK sot për të diskutuar rreth aktualitetit politik në vend, por edhe rreth situatës pandemike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 16:00, për të diskutuar rreth aktualitetit politik në vend, por edhe rreth gjendjes së pandemisë Covid-19. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues i AAK-së do të diskutojë edhe për dialogun me Serbinë, koalicionin qeverisës, si dhe tema të tjera në të ndryshme. Kujtojmë se Ramush Haradinaj, por edhe AAK-ja në përgjithësi është duke e kundërshtuar formatin e dialogut të nisur nga kryeministri Avdullah Hoti. Ndërsa Haradinaj haptazi ka dalë edhe kundër koordinatorit nacional për dialogun, Skënder Hysenit. Haradinaj po vlerëson se një dialog i zhvilluar me Serbinë pa prezencën e ShBA-së është i dëmshëm për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …