Zgjatet afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore

Komuna e Deçanit njofton të gjithë bujqit se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2020 të zgjatet deri më 28 gusht 2020. Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, si dhe kërkesave të fermerëve, Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë. Ndryshe, afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione ishte paraparë të mbyllej më 14 gusht 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …