Kuvendi i Kosovës sot do të votojë në parim Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vazhdimin e seancës së ndërprerë javën e kaluar. Në rendin e ditës do të jetë edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Kosovës, zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe zgjedhja e shtatë anëtarëve të Bordit të televisionit publik. Deputetët do të shqyrtojnë edhe propozim-vendimin për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
