3 të shëruar dhe 3 raste të reja është bilanci me COVID-19 për ditën e sotme në Malishevë

Sot janë shëruar 3 persona nga Komuna e Malishevës, përderisa janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtarë me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve të shëruara është 111, ndërsa i rasteve aktive 44. Rastet e reja të regjistruara me covid-19, janë në këto vendbanime, 2 raste në Bellanicë dhe 1 rast në Kërvasari. Gjendja me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Me covid-19, deri më sot janë regjistruar 167 të prekur, prej tyre 111 persona janë shëruar, raste aktive janë 44, ndërsa 12 persona kanë vdekur. Komuna e Malishevës, përkatësisht shtabi komunal emergjent, është duke vazhduar punën e tij, në monitorimin dhe menaxhimin e situatës me covid-19. Është duke u punuar 24 orë në ditë dhe në vazhdimësi mbikëqyren të gjitha rastet e prekura, duke ju ofruar edhe mbështetjen nevojshme varësisht nga situata dhe nevojat që kanë rastet e prekura apo familjet e tyre. Qytetarëve ju bëhet thirrje që të vazhdojnë me zbatimin e rekomandimeve dhe vendimeve të organeve përgjegjëse shëndetësore të vendit. Mos dilni nga shtëpitë pa maska, mbani higjienën e nevojshme të duarve dhe shmanguni tubimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …