Sot në Prishtinë është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën. Takimi është mbajtur në selinë e AAK-së. Pas takimit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar për mediet se ka qenë një takim pune i opozitës dhe nuk është paraparë ndonjë deklaratë për media. Ishte një takim pune në mes opozitës, ka deklaruar shkurt Haradinaj pa dhënë ndonjë detaj. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se gjatë takimit liderët e opozitës kanë diskutuar lidhur qëndrimet e tyre aktuale dhe hapat e mëtutjeshëm që planifikojnë të ndërmarrin në të ardhmen. Opozita pajtohet në qëndrimet kapitale dhe vetëm si e tillë do të arrijë të mbijetojë në procesin në të cilin ka hyrë para shtatë muajsh duke i kundërshtuar fuqishëm dy marrëveshjet e dëmshme për vendin të cilat, i ka nënshkruar Qeveria e Kosovës në Bruksel, marrëveshja për krijimin e AKS-së dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …