Deputeti, Ferat Shala, tha se janë shtuar zërat për përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës LDK-AAK-NISMA, për shkak të unifikimit për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kjo çështje nuk është diskutuar në organet e partisë dhe së të gjitha këto pretendime janë lojëra politike të partive në pushtet. “Në asnjë nivel dhe në as një moment të caktuar asnjë nga organet e PDK-së as nuk e ka në rend dite e as nuk e ka pasur këtë problematikë. Të gjitha janë lojëra të partive në pushtet që për interesa të tyre të momentin apo strategjike, duke e parë paaftësinë e tyre për punë dhe menaxhim të situatës së pandemisë dhe sfidave që e presin shtetin po kalkulojnë në situata të tilla ku PDK-ja mund të jetë pjesë përbërëse e tyre”, tha ai. Lidhur me emërimin nga AAK-ja për kandidimin e Ramush Haradinajt për kryetar të Kosovës, deputeti, Ferat Shala, tha se partia e Haradinajt asnjëherë nuk e ka pasur shumicën në Kuvend dhe se është një parti e vogël për ta udhëhequr pozicionin e kryetarit.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …