Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kritikuar Vetëvendosjen dhe LDK-në për mos votimin e Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Ai ka shkruar se me këtë veprim këto dy parti i kanë dhënë dje një fitore të shkëlqyer Vuçiqit dhe Serbisë. Bytyçi ka vlerësuar se LDK-ja po tregon se është parti drejtë shuarjes, pa koncept, pa guxim, pa ide për të ardhmen ndërsa Albin Kurti po e humb shkëlqimin “radikal” ndaj Serbisë. “Kështu bëri edhe sa ishte në qeveri. Dje, këtë e përsëriti ai me partinë e tij në Kuvend”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …