Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur ftesën e autoriteteve të larta amerikane për takim të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington më 2 shtator. “Takimi i këtij niveli është më se i mirëpritur dhe i bëj thirrje kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit, duke e ruajtur momentin e lidershipit amerikan”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garanci në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ka saktësuar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …