leoni

Kakavijë

Shqiptarët e mbetur në radhën rreth 20 kilometra, në Kakavijë, kanë pritur orën 6:00 të mëngjesit për të hyrë në Greqi

Shqiptarët e mbetur në radhën kilometrike në Kakavijë kanë pritur orën 06:00 të mëngjesit për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Në orën 22:00 pala greke ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës kaotike të krijuar që prej disa ditësh. Qytetarët shqiptarë,  në temperatura të larta janë të detyruar që të presin në radhë qe vazhdon per me shume se 20 km, ku disa prej tyre herë pas here shfaqin dhe probleme shëndetësore. Për shkak të numrit të lartë ta makinave në këtë aks, është bllokuar trafiku në të dy anët e rrugës Jorgucat-Kakavijë. Kjo situatë u krijuar për shkak se shumë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u nisën drejt shtetit helen në kohën kur ky i fundit vendosi të caktojë karantinë të detyruar për ata që hyjnë në vend nga data 17 deri në 31 gusht.  (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …