Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se hyrja në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit dhe punimet në rrugë të cilat ai i quajti ilegale, “rrezikojnë njërën nga shenjtoret më të mëdha serbe dhe se ky akt është në kundërshtim me themelet evropiane të civilizimit dhe shkelë rregullat të cilat i ka nënshkruar vetë Prishtina”. Ai ka shtuar se në takimin e ardhshëm në Bruksel, do të kërkojë nga përfaqësuesit Prishtinës dhe ndërmjetësuesve evropianë që të ndalen menjëherë punët ndërtuese në këtë zonë të mbrojtur, në një deklaratë të lëshuar nga presidenca. Serbia i sheh këto punime si, “presion ndaj Serbisë dhe si porosi që trashëgimia kulturore dhe fetare serbe është peng i dëshirave të shqiptarëve”.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …