Nisma Socialdemokrate ka kërkuar që të vazhdohet me punimet për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë. “Ne ju bëjmë thirrje pushtetit vendor në Deçan, që të vazhdojë punimet në rrugën Deçan-Plavë, sepse ky segment është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për Kosovën e Malin e Zi, por për gjithë rajonin e Ballkanit. “Ne, dënojmë gjuhën urrejtëse të përfaqësuesit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, i cili me gjuhën dhe veprimet e tija, është duke e dëmtuar rendë situatën e sigurisë dhe atë të përgjithshme në Komunën e Deçanit. Dega e Nisma Socialdemokrate në Deçan, kërkon reflektim nga ana e faktorit ndërkombëtare në Kosovë, dhe në të njëjtën kohë ju benën thirrje që të mos bien preh e politikave dyfytyrëshe të Janjiçit. Për Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, politizimi i rrugës Deçan-Plavë, është i papranueshëm. Rruga Deçan-Plavë, përveç që është e rëndësishme për gjithë rajonin e Ballkanit, ajo ka një rëndësi të madhe edhe për zhvillimin ekonomik të Komunës së Deçanit”, thuhet në reagimin e Nisma Socialdemokrate.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …