Numri i të infektuarave më virusin korona në mbarë botën ka arritur në 21 milion banor. Universiteti “John Hopkins” njofton se vendi që ka më së shumti të infektuar janë shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 5 milion e 300 mijë të infektuar. Një shtet tjetër që po përballet me numër tejet të madh të infeksioneve është Brazili. Numri i të infektuarave në këtë shtet ka arritur në 3 milion e 300 mijë banor. Shtetet tjera që po përballen me përhapjen tejet të madhe të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona është India, Rusia, Irani dhe vende tjera. Në vendin tonë, deri më tani janë evidentuar afër 11 mijë të infektuar prej të cilëve 390 kanë humbur jetën, rreth 7 mijë janë shëruar dhe rreth 4 mijë janë ende raste aktive.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …