Policia ka arrestuar 12 persona gjatë 24 orëve të fundit për shkak të mosrespektimit të masave anti COVID të ndërmarra nga Qeveria. Nga raporti i Policisë mëshohet se nga 12 të arrestuarit, 9 janë nga Prizreni, dy nga Vushtrria dhe një nga Theranda. Policia ka paralajmëruar se do të ndërmerren masa ndaj të gjithë atyre që nuk i përfillim masat që ka ndërmarr Qeveria për ta ndalur përhapjen e pandemisë së shkaktuar nga virusi korona.