Suliotët, (greqisht, Souliótes) kanë qenë një entitet shqipfolës ortodoks nga krahina e Sulit, sot në Epir të Greqisë. Është shumë i njohur fakti se ata hynë në një konflikt edhe me osmanet në rastin konkret me Pashallëkun e Janinës, që drejtohej në atë kohë nga Ali Pashë Tepelena. Pas humbjes së tyre në vitin 1803, suliotët ishin të detyruar të shpërnguleshin në drejtim të Greqisë, dhe shumë prej tyre luajtën një rol të dorës së parë në Luftën greke të Pavarësisë. Duke filluar që nga 1821, u dalluan me udhëheqës të shquar: Marko Boçari dhe Kiço Xhavella.
Suliotët në fillim flisnin një nëndialekt të dialektit çam dhe me kohë u bënë përdorues të dy gjuhëve greke dhe shqipe. Pas asimilimit të tyre, ndodhi një ndryshim i gjuhës në drejtim të greqishtes, ndërsa dialekti çam i Sulit u zhduk.
Origjina e fjalës Suli është e pasigurt dhe një shumëllojshmëri e mendimeve të dijetarëve dhe të tjerëve ekzistojnë për etimologjinë e fjalës. Në tekstin më të hershme historike për Sulin, shkruar nga Kristofor Perevos në vitin 1803, është incizuar një traditë gojore, lokale. Sipas kësaj, kolonët e parë të Sulit ishin barinj të cilët kishin ardhur nga një fshat i quajtur Kardhiq i Çamërisë, duke u përpjekur për të shmangur shtypjen osmane. Një mysliman i caktuar (“turk” në tekstin) me emrin Suli, u përpoq ti dëbojë Suliotët të parë nga atje, por ato rezistuan me armë. Në betejën e tyre ata e vranë Sulin dhe që atëherë rajoni u quajt Suli.
Duke analizuar toponimet e rajonit Suli, dijetari arvanitas. Petro Furiqi thotë se shumë nga emrat gjeografikë dhe fshatrave lokale, suliote rrjedhin nga gjuha shqipe. Për shembull: Qafa, Vira ose Bira, Breku i vetetimesë (Bregu i vetëtimës), Gura, Dhembes (Dhëmbës), Kungji, Murga e Fereza (Fiereza). Si ashtu, Furiqi thotë se Sul me prapashtesën i, është fjalë shqiptare dhe rrjedh nga fjala shqipe shul-i, qe do të thotë trung i drurit a lisit apo në instancën e fundit shtyllë. Kështu edhe akademiku dhe politikani grek, Jorgo Babinjoti, jep shënime se Suli rrjedh nga fjala shqiptare shuli, e cila fjalë kur transpozohet mbi terren malor që do të thotë është majë malore e mprehtë.
Suli ishte një komunitet malor i banuar nga njerëz të cilët nuk dëshironin të jetonin nën sundimin osman. Në kohë të gjatë, emigrantë nga vende të tjera, të tërhequra nga privilegjet e autonomisë në Sul, u asimiluan dhe u emëruan gjithashtu si Suliote. Luftëtarët suliotë, shqipfolës, sunduan dhe i mbronin fshatarët greqishtfolës, në lindje dhe veri të Sulit, që ishin ortodoksë, të cilët punonin tokën Suliote po jashtë dhe afër Sulit edhe fshatarët shqipfolës, në perëndim, jug, dhe juglindje të Sulit që dalloheshin nga emri i fshatit në të cilin ata banonin. Fisi, klasa sociale dhe emërtim territoriale kishte rëndësi sikur kishte feja ortodokse.
Para luftës përfundimtare me Ali Pashë Tepelenën, familjet kryesore qe jetonin në Sul ishin: Zervatë (Zerva), nga Zervë, një fshat shqipfolës ortodokse i krahinës Llaka e Sulit. Nga kjo familje kishte tre vëllezër, nga të cilët njëri u bë mysliman dhe u vendos në fshatin Karbunarë i Çamërisë, një tjetër vëlla u vendos në Lefka, në Korfuz ku ka një familje të Zervatëve dhe i treti vëlla emigroi në Suli. Pas luftërat Suliote, një oxhak e familjes Zerva nga Suli shkoi për të jetuar në qytetin Nartë. Nga kjo familje vjen Napoleon Zerva, i cili me forcat e tij EDES i ka pastruar etnikisht shqiptarët myslimanë nga Çamëria gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Boçarenjtë (Boçari), nga Draganj (sot Ambeliá), një fshat shqipfolës ortodokse në jug të qytezës Paramithi.
Dhrakatë (Dhrako), nga Martinë, një fshat i krahinës Llamar në Qarkun i Prevezës e sotme, që më vonë u bë i pabanuar në fund të shekullit 19-të.
Buzbejtë (Buzbu), nga fshatrat vllehe të malit Pind.
Dangliatë (Dangli), nga Kanallaq, një fshat shqipfolës ortodoks i krahinës Frar, pranë Prevezës.
Xhavellasit (Xhavella), origjina e panjohur.
Vashatë nga emri shqip vasha, në shumës.
Në kohët e hershme moderne, popullsia e Sulit ishte rreth 12.000 njerëz. Pas dëbimit të tyre, popullsia e rajonit është ulur ndjeshëm. Në regjistrimin grek të fundit të vitit 2001, popullsia e komunitetit ishte vetëm 748. Selia e komunitetit sot është Samonvijë, i vetmi fshat Suliot që u ripopulluar me njerëz pas luftërave Suliote.
Qendra i Sulit dikur përbëhen nga katër fshatra përkatësisht: Sul (e njohur edhe si Kakosuli ose Suli i shkretë në shkrimet greke dhe më pas edhe të perëndimit), Qafë, Navarik dhe Samonivijë, të cilat besohet se janë themeluar disa kohë rreth shekullit të 16. Më vonë, popullsia Suliote në rritje, ka krijuar shtatë fshatra të reja: Cekurat, Alpohor, Palokatund ose Palohor (i Boçarit), Gjonallë, Perihat, Vilë dhe Kondat.
Në të katër fshatra origjinale që e bënin komunitetin të Sulit, fshatrat dhe familjet që banonin atje ishin:
Në fshatin Sul, jetonin katërqind e pesëdhjetë familje. Nga këto, fiset kryesore të fshatit ishin:
Boçari, Buzbu, Buxha, Daçuli, Dangli, Dhrako, Kallojeri, Karabini, Kaskari, Kuçonika, Llavidha, Mallama, Manxhi, Mati, Shahini, Shei, Toda, Tora ose Dora, Thanasi, Vasho, Xhavella dhe Zharba.
Fshati Qafë.
Në fshatin Qafë, jetonin nëntëdhjetë familje dhe katër fise:
Foto, Nika, Pandazi dhe Zerva.
Në fshatin Navarik, gjashtëdhjetë e pesë familje dhe tri fise:
Bufi, Salatari dhe Xhorra.
Në fshatin Samonivë, pesëdhjetë familje dhe tri fise: Beka, Ika dhe Daliani.
Mbas popullsia të katër fshatrave u dëbuan nga Ali Pasha, vetëm fshati Samoniva ishte ripopulluar nga familja Toka nga e cila të gjithë fshatarë rrjedhin nga ato.
Rreth vitin 1600, thuhet se Suliotët kanë emigruar nga fusha e Çamërisë në malet e Murgës, ku një konfederatë e përgjithshme krijuan një front e bashkuar kundër osmanëve. Autori grek Athanas Guda thotë se kolonët origjinale shqiptarë ishin të mbetur nga luftëtarëve së Skënderbeut, të cilat ardhën në Epir pas vdekjes e tij dhe sundimin osman. Historiani grek, Kristofor Perevos thotë se sikur kishte dëgjua nga pleqtë Suliote, dyndja kishte ndodhur mes viteve 1500 dhe 1600.
Suliotët themeluan një konfederatë autonom që dominuan një numër të madh e fshatrave fqinje në zonat e thella malore të Epirit, ku sfiduan me sukses sundimin osmane. Në kulmin e pushtetit të tyre, në gjysmën e dytë të shekullit 18, shteti Suliot vlerësohet të ketë përbërë deri 12.000 banorë, në rreth 60 fshatra.
Forcat osmane u përpoqën disa herë për të pushtuar territoret e konfederatës Suliote. Konfliktet e para mes Suliotët dhe osmanëve datojnë nga viti 1635, nëse jo më herët. Në vitin 1721, Haxhi Ahmeti, pasha i Janinës, pas refuzimit të propozimit të tij për dorëzim e suliotëve e rrethoi Sulin dhe ai humbi ushtrinë prej 8000 burrave, pas një kundërsulmi gjatë natës nga Suliotët.
Në vitin 1731, sipas të tjerëve në 1732, me nxitjen e venedikasve u ngritën Suliotët dhe fshatarët të Margëlliçit. Haxhi Ahmeti mori urdhra nga sulltani si ashtu dhe bejlerët dhe agallarët të rajonit për të mposhtur Suliotët pastaj pasoi fushata të ndryshme, pa rezultate të konsiderueshme. Në vitin 1754 edhe Mustafa Pasha, pashai i ri të Janinës humbi ushtrinë e tij nga forcat Suliote. Në vitet në vijim, shqiptari, Mustafa Koka erdhi me 4000 ushtarë dhe Beqir Pasha me 5000. Në fund, të dy dështuan për të mundur Suliotët.
Në vitin 1759, Dost Beu, komandant i Delvinës, u mund nga Suliotët, dhe Mahmut Aga i Margëlliçit, guvernatori i Nartës, pësoi të njëjtin fat në vitin 1762, afër rajonit Llaka e Lelovës. Në vitin 1772, banorët shqipfolës ortodokse të Dervishanit (krye fshat i madh të krahinës Llaka e Sulit) pranuan fenë Islame. Shqiptarë e tjerë ortodoksë pranonin islamin në këtë kohë dhe numri i tyre u bë i madh në anën perëndimore të Çamërisë.
Më 26 korrik, ditën e Shën Premtes, 700 burra të armatosur Suliote ishin zgjedhur dhe sulmuan Dervishanin. Suliotët masakruan të gjithë burrat, kurse i lanë gratë e fëmijët. Dervishani u ripopulluar më vonë nga Suliote ortodoksë. Këta refugjatë u larguan në qytetin, Nartë. qe formuan shumicën e popullsisë myslimane atje deri në vitin 1878. Pas këtyre ngjarjeve në vitin 1772, Sulejman Çapari sulmuan Suliotët me ushtrinë e tij prej 8,000 deri 9,000 burra.
Suliotët në vitet më parë kishin marrë një emisar rus dhe municion që kulmoi në kryengritje e Orllovit, në mesin e disa popujve ortodoksë në rajon. Këto ushtarë Çamë ishin ngritur më parë gjatë revoltës Orllovi, që vetë Çapari i shtypi në Peloponez. Gjithashtu me strategët ruse në krah të tyre, Suliotët ishin në gjendje ti bënin armiqve kurth, duke i sulmuar forcat dhe duke zënë shumë robër lufte. Këto më vonë u shkëmbyen për shpërblim nga Janina ose sigurimet nga Stambolli për pavarësinë e Sulit.
Në 1775, Kurt Pasha i dërgoi një ekspeditë ushtarake deri në fshatin Rusaç, afër Sulit dhe dështoi.