Në moshën 66-vjeçare ka vdekur, Rexhë Mehmet Krasniqi. Ai ishte veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, qydh prej viteve të 90-të, njëri nga themeluesit e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, luftëtar i lirisë dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me profesion ishte inxhinier i diplomuar i teknologjisë. Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit. Varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij, në fshatin Poqestë, Komuna e Pejës, sot në orën 16.00.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …