leoni

Bashkim Ramosaj

Kryetari Ramosaj i dërgon letër të hapur tre drejtuesve më të lartë shtetërorë, propozon zgjidhjen e problemeve të Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka dërguar një letër Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit duke u kërkuar zgjidhjen e një sërë problemeve në këtë komunë. Ndër kërkesat e tij  përmenden edhe Manastiri i Deçanit dhe rruga e shumëpërfolur së fundmi, Deçan-Plavë. “Duke qenë i bindur që jeni në dijeni, më lejoni t’iu informoj për problematikat e krijuara në Deçan dhe t’iu propozoj zgjidhjen e duhur të këtyre problematikave”, thuhet në letër. “Komuna e Deçanit, në të cilën janë akumuluar shumë padrejtësi që janë edhe fatkeqësi për këtë qytet, të cilat e pamundësojnë zhvillimin e jetës normale e që bie ndesh edhe me konceptin zhvillimor të qytetarëve të kësaj komune dhe mirëqenies se tyre; po iu informojë për katër nga këto për të mos u lëshuar në krejt materien e akteve qofshin ligje apo vendime të nxjerra nga institucionet e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve”, thuhet në këtë letër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …