Është shkurtuar avantazhi i kandidatit demokrat Xhoe Bajden ndaj kryetarit. Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë. Sipas një sondazhi medial dyshja Biden-Kamala Harris gëzon 50 për qind të mbështetjeve, ndërsa ajo në mes të Trumpit dhe Majk Pens 46 për qind. Vlen të theksohet se diferenca prej 4 përqindësh përkon pikërisht me marzhën e gabimit të sondazhit. Avantazhi i Bajdenit ndaj Trumpit rritet në 53 për qind kundrejt 46 për qind, mes 72 për qind të votuesve që thonë se janë ekstremisht ose shumë entuziastë për të votuar në vjeshtë, por ajo ngushtohet mes zgjedhësve që jetojnë në shtetet që pritet të kenë ndikimin më të madh zgjedhor në muaji nëntor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …