Rektorët e shtatë universiteteve publike në Kosovë kanë marrë vendim të martën që viti i ri akademik 2020/2021 të nisë më 1 tetor, ndonëse në format të kombinuar pas situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit. Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës është arritur pajtueshmëri që provimet pranuese për studentët e rinj dhe provimet të mbahen në ambiente të fakulteteve, derisa ligjëratat, konsultimet dhe aktivitetet tjera të zhvillohen në distancë. Përgjatë kësaj konference është thënë edhe se si pasojë e shtyrjes së Provimit të Maturës për datën 29 gusht, viti akademik për studentët e rinj mund të fillojë me deri në dy muaj vonesë. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur ditë më parë se hapja e institucioneve tjera shkollore do të varet nga gjendja epidemiologjike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …