Këshilltari i kryetarit, Hashim Thaçi, djali i ish drejtorit të burgut të Prishtinës, pionieri titist, Ardian Arifaj ka deklaruar se Thaçi nuk ka frikë nga Gjykata Speciale, madje ai, sipas tij, po insiston të hapen sa më parë hetimet për këto shpifje, këto insinuata të ngritura nga Dick Marty, meqë ekziston një fushatë edhe ndërkombëtare nga disa qarqe, që të njolloset Kosova. Ai ka shtuar se sa më shpejt që Kosova të ballafaqohet me Gjykatën Speciale aq më shpejt do të pastrohet emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo mund të bëhet edhe nga Gjykata Speciale, por edhe nga mekanizmat e tjerë. Gjykata Speciale është vetë një nga hallkat që mund ta bëjë këtë, ka deklaruar Arifaj, i cili mendon se me dënimet që po i bëhen dhe të do ti bëhen luftës së UÇK-së për çlirimin e vendit, ajo do të pastrohet.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …